SFG2490 PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJA SHALA E FSHATIT HADE KOSOVË RAPORT PËRMBYLLËS (2011 –2016) Përgatitur për: Projektin e Pastrimit dhe Rehabilitimit të Tokës – Financimi i Dytë Shtesë Njësinë e Monitorimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Përgatitur nga: rePlan Inc. Korrik 2016 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë TABLE OF CONTENTS 1 Hyrje .............................................................................................................................................. 4 1.1 Objektivat e këtij studimi ..................................................................................................................... 4 1.2 Qasja dhe metodologjia ......................................................................................................................... 4 1.2.1 Metodologjia e anketës socio-ekonomike (2015) ......................................................................................... 5 2 PROCESI I ZHVENDOSJES SË LAGJES SHALA ..................................................................... 6 2.1 Sfondi dhe periudha kohore ................................................................................................................ 6 2.2 Fushëveprimi dhe llojet e ndikimeve: .......................................................................................... 10 2.2.1 Humbja e tokës........................................................................................................................................................... 11 2.2.2 Humbja e strukturave ............................................................................................................................................. 11 2.2.3 Humbja e të lashtave................................................................................................................................................ 11 2.2.4 Ri-përshtatja e rrjeteve shoqërore .................................................................................................................... 11 2.2.5 Humbja e objekteve dhe hapësirave publike................................................................................................. 12 2.3 Përmbledhje e të drejtave dhe kompensimit ............................................................................. 12 2.3.1 E drejta [në kompensim]........................................................................................................................................ 12 2.3.2 Të drejtat [e kompensimit] ................................................................................................................................... 13 2.4 Angazhimi dhe pjesëmarrja e palëve të interesit ..................................................................... 17 2.5 Studimet e zhvilluara në mbështetje të zhvendosjes .............................................................. 18 2.6 Strategjitë për rikthimin e mjeteve të jetesës............................................................................ 19 2.7 Aktivitetet e monitorimit dhe raportet ........................................................................................ 19 2.7.1 Pasqyra kronologjike e aktiviteteve të monitorimit................................................................................... 19 2.7.2 Raportet e monitorimit ........................................................................................................................................... 20 3 GJETJET E STUDIMIT .............................................................................................................. 21 3.1 Vlerësimi i përputhjes së PVZH-së së Shalës me PO 4.12 ...................................................... 31 3.1.1 Efektiviteti i angazhimit të palëve të interesuara dhe shqyrtimi i ankesave ................................... 31 3.1.2 Përshtatshmëria e Kornizës së Kompensimit ............................................................................................... 33 3.1.3 Sigurimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së komunitetit në Shkabaj të Ri ................................. 34 3.2 Statusi aktual i Shkabajt të Ri .......................................................................................................... 21 3.3 Vlerësimi i kushteve aktuale socio-ekonomike krahasuar me vitin referues 2011 .... 22 3.3.1 Profili demografik i familjeve të prekura ........................................................................................................ 22 3.3.2 Kapitali fizik................................................................................................................................................................. 24 3.3.3 Kapitali njerëzor ........................................................................................................................................................ 25 3.3.4 Kapitali ekonomik ..................................................................................................................................................... 27 3.3.5 Kapitali natyror .......................................................................................................................................................... 30 4 KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET .......................................................................... 36 4.1 Përmbledhje e çështjeve të pazgjidhura ...................................................................................... 36 4.2 Rekomandimet për zhvendosjen e Shalës ................................................................................... 37 4.3 Konkluzioni për zhvendosjen e lagjes Shala .............................................................................. 38 4.4 Rekomandimet për zhvendosjet në të ardhme ......................................................................... 38 4.5 Mësimet e nxjerra për përmirësimin e Kornizës së Politikave të Zhvendosjes për Fushën e Re të Mihjes (2011) ......................................................................................................................... 40 Qershor 2016 rePlan Inc. 2 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë LISTA E TABELAVE Tabela 1 – Matrica e kompensimit në PVZH-në e Shalës............................................................................ 13 Tabela 2 - Treguesit kryesorë për monitorimin e zbatimit të PVZH-së....................................................... 21 Tabela 3 - Madhësia e familjeve, krahasimi me anketën referuese të CA-së ............................................. 23 Tabela 4 – Profili i anëtarëve të familjes – grupmosha: krahasimi 2011 dhe 2015 .................................... 23 Tabela 5 – Mjetet kryesore të transportit .................................................................................................. 24 Tabela 6 – Qasja në shërbimet publike ....................................................................................................... 24 Tabela 7 – Lloji i sistemit të ngrohjes .......................................................................................................... 25 Tabela 8 - Profili i anëtarëve të familjes - niveli i shkollimit të përfunduar (anketa CA 2015) ................... 25 Tabela 9 - Vështirësi e qasjes në arsim – anketa CA 2015 .......................................................................... 26 Tabela 10 - Vështirësi e qasjes në përkujdesje shëndetësore – anketa CA 2015 ....................................... 26 Tabela 11 - Aktiviteti i kryefamiljarëve në 12 muajt e fundit ..................................................................... 27 Tabela 12 - Aktiviteti i anëtarëve të familjes në 12 muajt e fundit (anketa CA 2015) ................................ 27 Tabela 13 – Të ardhurat e familjeve ........................................................................................................... 28 Tabela 14 - Situata ekonomike në krahasim me një vit më parë................................................................ 28 Tabela 15 – Shpenzimi sipas llojit (anketa CA 2015)................................................................................... 29 Tabela 16 – Kursimet dhe borxhet (Anketa CA 2015) ................................................................................. 30 Tabela 17 - Përqindja e familjeve që posedojnë tokë sipas madhësisë-në përgjithësi (të gjitha përgjigjet nga anketa) ......................................................................................................................................... 30 Tabela 18 – Kufizimi në prodhimin e ushqimit (anketa CA 2015) ............................................................... 31 LISTA E DIAGRAMEVE Diagrami 1 – Anketa CA 2015 – piramida e popullsisë nga popullsia e anketuar....................................... 23 LISTA E AKRONIMEVE PP Personat e Prekur PPRT-FDSH Projekti i Pastrimit dhe Rehabilitimit të Tokës – Financimi i Dytë Shtesë QK Qeveria e Kosovës KEK Korporata Energjetike e Kosovës PATEL Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor PO 4.12 Politika Operacionale e Bankës Botërore 4.12 – Blerja e Tokës dhe Zhvendosja IPVQ Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisje PVZH Plani i Veprimit për Zhvendosje KPZH Korniza e Politikës së Zhvendosjes për Fushën e Mihjes së Re (2011) PVZH Shala Plani i Veprimit për Zhvendosjen e Lagjes Shala UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë BB Banka Botërore Qershor 2016 rePlan Inc. 3 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 1 HYRJE 1.1 Objektivat e këtij studimi1 Ky Raport Përmbyllës është përgatitur me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe është financuar përmes Financimit të Dytë Shtesë – të Projektit për Pastrimin dhe Rehabilitimin e Tokës (PPRT-FDSH) të mbështetur nga Banka Botërore (BB) për vlerësimin e zbatimit të Planit të Veprimit për Zhvendosjen e Lagjes Shala të fshatit Hade (PVZH e Shalës) nga Qeveria e Kosovës (QK) ndërmjet viteve 2011 dhe 2016. PVZH e Shalës përfshin 93 familje, 63 familje të prekura nga zhvendosja fizike dhe 30 nga humbja e tokës, si pasojë e zgjerimit të mihjes jugperëndimore të Sibovcit. Qëllimi i këtij vlerësimi është që të jap një pasqyrë të përgjithshme të rezultateve në zbatimin e PVZH-së së Shalës të dakorduar me komunitetin në vitin 2011 dhe të vlerësojë përputhjen e tij me Politikën Operacionale të Bankës Botërore 4.12 për Zhvendosjen e Pavullnetshme2. Ky Raport Përmbyllës do të bëhet publik. Raporti synon të arrij këto objektiva:  Të ofrojë një sfond të shkurtër historik mbi zhvendosjen e lagjes Shala, duke elaboruar temat siç janë fushëveprimi i zhvendosjes, përmasa e aktiviteteve të angazhimit të palëve të interesuara, struktura e kornizës së kompensimit dhe realizimi i ofrimit të aseteve zëvendësuese, si atyre monetare ashtu edhe në natyrë;  Të elaborojë dhe shtjellojë përmbajtjen e raporteve të mëhershme të monitorimit të përgatitura për ketë PVZH që mbulojnë periudhën prej tetorit 2013 deri në shtator 2014;  Të paraqes rezultatet e anketës socio-ekonomike dhe vlerësimin e rikthimit të mjeteve të jetesës të bërë në qershor-korrik 2015 me një mostër të popullsisë së zhvendosur fizikisht dhe ekonomikisht për të përcaktuar shkallën se sa janë rikthyer mjetet e jetesës si rezultat i zbatimit të PVZH-së së Shalës, dhe;  Të vlerësojë dhe diskutojë procesin e zhvendosjes duke marrë parasysh PVZH-në e Shalës dhe standardet ndërkombëtare, veçanërisht Politikën Operacionale 4.12 të Bankës Botërore. 1.2 Qasja dhe metodologjia Metodologjia për elaborimin e këtij Raporti Përmbyllës bazohet në kombinimin e teknikave të hulumtimit social që synojnë të sigurojnë një të kuptuar të përgjithshëm të mirë të kushteve me të cilat aktualisht përballen Personat e Prekur (PP) dhe përshtatshmërinë e politikave të miratuara si pjesë e zbatimit të PVZH-së. Në mënyrë të veçantë janë pesë aktivitete kyçe që janë zhvilluar si pjesë e këtij Raporti Përmbyllës: 1 Fushëveprimi i këtij raporti nuk e mbulon Evakuimin Emergjent në nëntor të vitit 2004 të një pjese tjetër të fshatit Hade,menjëherë në jug të lagjes Shala, që përfshinte 158 familje (664 persona) për shkak të rrezikut të pashmangshëm të rrëshqitjes së dheut e cila ishte shkaktuar si rezultat i praktikave të dobëta të mihjes dhe blerjes së tokave. Evakuimi ishte bërë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ). Ajo zhvendosje ka ndodhur para përfshirjes së Bankës Botërore dhe nuk ka qenë as rezultat, e as e mbështetur nga ndonjë projekt i Bankës Botërore. 2 Qasja në PO 4.12 të BB-së në http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/PROJECTS/EXTPOLICIES/EXTOPMANUAL/0,,contentMDK:20064610~ menuPK:64701637~pagePK:64709096~piPK:64709108~theSitePK:502184,00.html Qershor 2016 rePlan Inc. 4 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë  Shqyrtimi i materialeve relevante në dispozicion lidhur me fazat e planifikimit dhe zbatimit të PVZH-së së Shalës, të cilat përfshijnë: o Planin e Veprimit për Zhvendosjen e Lagjes Shala (2011) http://mzhe.rks-gov.net/repository/docs/Plani_i_veprimit_per_zhvendosje- Lagjja_ShalaHade_-_ENG.pdf; o Raportin e Parë të Monitorimit për PVZH-në e Shalës (tetor 2013 - prill 2014) http://mmph-rks.org/repository/docs/rePlan_-_Shala_ME_Report_1_- _final_345581.pdf; o Raportin e Dytë të Monitorimit për PVZH-në e Shalës (maj – shtator 2014) http://mmph-rks.org/repository/docs/rePlan_-_Shala_ME_Report_2_869903.docx; o Regjistrimin e popullsisë, bazën e të dhënave të anketës socio-ekonomike dhe të pasurisë së PVZH-së së Shalës (2011);  Diskutimet me palët e përfshira në procesin e zbatimit;  Administrimi i anketës socio-ekonomike ndërmjet qershorit dhe korrikut 2015 me një mostër të PP-ve me qëllim që të kuptohen kushtet e tanishme të tyre dhe të krahasohen ato me vitin referues 2011;  Takimi me agjencitë përkatëse të qeverisë; dhe  Vizitat në terren në Hade dhe në vendin e zhvendosjes në Shkabaj të Ri. 1.2.1 Metodologjia e anketës socio-ekonomike (2015) Një prej objektivave të këtij raporti përmbyllës është që të vlerësojë se a ka qenë në gjendje popullata e prekur të përmirësojë, ose të paktën të rikthej kushtet dhe mjetet e tyre të jetesës pas zbatimit të PVZH- së për Lagjen Shala. Për të bërë ketë vlerësim, ekipi që ka bërë studimin administroi një anketë të kushteve socio-ekonomike me një mostër të familjeve të zhvendosura fizikisht dhe ekonomikisht. Kjo përfshin familjet që kishin zgjedhur parcelën për tu zhvendosur në Shkabaj të Ri dhe ato që zgjodhën ose kishin të drejtë vetëm në kompensim monetar nga ky program i zhvendosjes. Anketa e zhvilluar ndërmjet qershorit dhe korrikut 2015 përbëhej nga pjesët që adresonin detajet për kushtet e jetesës, përfshirë të dhënat për gjendjen shoqërore, ekonomike dhe demografike të familjeve të anketuara. Anketa ishte e gjatë tri faqe, mori maksimum 20 minuta për ta administruar dhe ishte përpiluar për të pasqyruar anketën socio-ekonomike 2011 e bërë si pjesë e përgatitjes së PVZH-së së lagjes Shala me qëllim që të mundësohet krahasimi me informatat referuese, duke vlerësuar kështu ndryshimet e mundshme në cilësinë dhe kushtet e jetesës që mund të kenë përjetuar familjet e prekura. Në fushat kryesore të përfshira në instrumentin e anketimit hyjnë:  Demografia dhe edukimi bazik;  Profesionet primare dhe sekondare;  Të ardhurat dhe shpenzimet;  Kushtet e banimit dhe pronësia;  Infrastruktura publike ekzistuese (shëndetësia, arsimi, etj);  Synimet për zhvendosje në Shkabaj të Ri (pengesat e identifikuara), dhe;  Perceptimet e përgjithshme për procesin e zhvendosjes. Anketa ishte zhvilluar personalisht ose përmes telefonit me popullsinë e zgjedhur si mostër. Të gjitha familjet të cilat prej korrikut 2015 banonin në lagjen Shkabaj i Ri u anketuan personalisht. Ndërkaq, me Qershor 2016 rePlan Inc. 5 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë familjet që nuk banonin në lokacionin e rilokimit për të cilat kishte informacione për kontakt u zhvilluan anketat përmes telefonit. Duhet theksuar se ekipi anketues bëri përpjekje të mëdha për të siguruar informacionet kontaktuese për këto familje nga një numër burimesh që përfshinin MMPH-në, Komunën e Obiliqit dhe familjet që banonin në lagjen Shkabaj i Ri. Ekipi anketues bëri deri në pesë përpjekje për të kontaktuar familjet (qoftë për anketa kokë më kokë ose për intervista përmes telefonit), në kohë të ndryshme të ditës dhe javës, përgjatë një periudhe tre javore të punës në terren kur u mblodhën të dhënat nga anketat. Kjo u bë për të maksimizuar madhësinë e mostrës. Përkundër këtyre përpjekjeve, nuk ishte e mundur të anketoheshin të gjithë personat e prekur. Madhësia e përgjithshme e mostrës prej 38 familjeve paraqet 40.8 % të numrit të përgjithshëm të 93 familjeve të prekura, gjë që paraqet një marzhë të gabimit prej +/- 10. Karakteristikat homogjene të popullatës mundësojnë konkludimin dhe identifikimin e çështjeve sistematike dhe trendeve dhe konsiderohen se përfaqësojnë popullsinë e prekur. Janë zhvilluar gjithsej 32 anketa, 12 prej të cilave janë bërë personalisht ndërsa 20 përmes telefonit. Këto 32 anketa ofruan informacione për 38 familje, pasi që disa familje, të cilat kishin lidhje të forta, jetonin bashkë. Prej këtyre 38 familjeve, 10 ishin të zhvendosura ekonomikisht dhe 28 të zhvendosura fizikisht. Në përpjekje për të rritur madhësinë e mostrës së anketës të përshkruar më lartë, ekipi i studimit bëri edhe një përpjekje të dytë për të kontaktuar edhe familjet e tjera në qershor 2016. Ngjashëm si në anketën fillestare, ekipi i studimit bëri përpjekje të konsiderueshme për të siguruar informatat kontaktuese për familjet e prekura nga procesi i zhvendosjes së lagjes Shala. Fokusi për këtë aktivitet u përqendrua në kontaktimin e familjeve të cilat s’kishin mund të kontaktoheshin dhe anketoheshin në vitin 2015. Gjithsej janë identifikuar dhe janë pajtuar të marrin pjesë në anketë edhe katër familje të tjera. Përmbledhja e rezultateve të kësaj mostre të dytë të anketuar është paraqitur ndarazi në Shtojcën A pasi që duke pasur parasysh madhësinë e mostrës (4 familje) dhe ndryshimin kohor prej një viti ato nuk konsiderohen të krahasueshme. Sidoqoftë, gjetjet e këtij anketimi të dytë në përgjithësi janë të njëjta me ato të anketës së vitit 2015. 2 PROCESI I ZHVENDOSJES SË LAGJES SHALA 2.1 Sfondi dhe afatet kohore Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), kompani e cila plotësisht është në pronësi të Qeverisë së Kosovës, i ka zgjeruar operacionet e nxjerrjes së linjitit në Fushën e Mihjes së Re të Kosovës përgjatë viteve. Një fazë në zhvillimin e Fushës së Mihjes së Re ka rezultuar në zhvendosjen fizike dhe ekonomike të një pjese të fshatit Hade, e veçanërisht të lagjes Shala e cila mbulohet nga PVZH-ja e Lagjes Shala.3 Fshati Hade gjendet në Kosovën qendrore në komunën e Obiliqit, rreth 10 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinës. Fshati Hade shtrihet menjëherë ngjitur me minierat ekzistuese dhe të shteruara të Bardhit dhe Mirashit dhe minierës jugperëndimore të Sibovcit. 3 Zhvendosja e lagjes Shala dallon nga Evakuimi Emergjent i nëntorit të vitit 2004 i një pjese tjetër menjëherë në jug të lagjes Shala, ku kishin qenë të përfshira 158 familje (664 persona) për shkak të rrezikut të pashmangshëm të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga një praktikat e dobëta të mihjes dhe blerjes së tokës që ishin zbatuar një kohë të gjatë. Evakuimi ishte bërë nga Misioni i Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ). Ky evakuim nuk ishte si rezultat, e as nuk u mbështet nga ndonjë projekt i Bankës Botërore. Qershor 2016 rePlan Inc. 6 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Precedenti më i fundit i PVZH-së së Shalës ishte Evakuimi emergjent në vitin 2004 i 158 familjeve nga një pjesë tjetër e Hades nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisje (IPVQ).4 Si pjesë e atij procesi në vitin 2006 MMPH kishte zhvilluar konsultime me fshatin Hade për të përzgjedhur një lokacion të ri për tu vendosur dhe ata zgjodhën një lokacion në Shkabaj të Ri me kapacitet prej 800 parcelash. Një plan zhvillimor ishte përgatitur nga MMPH-ja për zhvillimin e lokacionit i cili pasi të zhvillohej plotësisht do të përfshinte objektet mbështetëse të komunitetit, përfshirë një shkollë dhe objektin për përkujdesjen primare shëndetësore. Megjithatë, duke marrë parasysh nivelin e lartë të parashikuar të investimit që kërkohet për t’i shërbyer tërë lokacionit Shkabaj i Ri, zhvillimi ishte planifikuar të bëhet në faza. Faza e parë synonte ofrimin e shërbimeve për rreth 120 familje me infrastrukturë bazike, pa i përfshirë objektet e komunitetit. Në muajin maj 2009 Qeveria, përmes Vendimit Nr. 08/66 filloi procesin e planifikimit të shpronësimit që nevojitej për zgjerimin e mihjes që përfshinte deri në 12.4 hektarë që prekin lagjen Shala. Kjo do të prek gjithsej 510 persona në gjithsej 93 familje. Në korrik 2009, Zyra e Projektit të Hades (më vonë e quajtur Departamenti i Shpronësimit) në MMPH është caktuar si pikë kontaktuese për të bërë përgatitjet për zhvendosjen e lagjes Shala (Vendimi Nr. 09/1627/1). Në vitin 2009, Qeveria e Kosovës po ashtu nisi përgatitjen e Kornizës së Politikave për Zhvendosje (KPZH) për Fushën e Mihjes së Re5 me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike për Energji nga Linjiti (“PATEL”) si pjesë e përkrahjes së Bankës Botërore për ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës, edhe pse vet PATEL-i nuk rezultoi me ndonjë zhvendosje. Në 2010, rePlan, një firmë konsulente ndërkombëtare me ekspertizë në blerjen e tokës dhe zhvendosje u mandatua përmes PATEL-it për të filluar hartimin e PVZH-së për lagjen Shala në pajtim me PO-në 4.12 të Bankës Botërore për Zhvendosjen Jovullnetare dhe për ndërtimin e kapaciteteve në qeveri për zhvendosje. Të njëjtin vit, MMPH inicioi konsultimet me komunitetin e lagjes Shala lidhur me PVZH-në e Lagjes Shala. Në mars 2011, MMPH, Komuna e Obiliqit dhe KEK-u nënshkruan Marrëveshjen Trepalëshe për të koordinuar përpjekjet dhe bashkuar resurset për përmbushjen e kërkesave të pritura nga procesi i zhvendosjes së lagjes Shala. Kjo Marrëveshje ishte e ndarë nga procesi i përgatitjes së PVZH-së së Shalës dhe nuk përfshinte kriteret specifike për të përcaktuar se kur një parcelë zëvendësuese do të konsiderohet e gatshme për ndërtimin e shtëpive. Në vitin 2011 janë zhvilluar një varg takimesh konsultative me familjet e prekura nga lagja Shala për të marrë mendimet e tyre lidhur me pakot e caktuara të kompensimit, procedurat e zhvendosjes, planet për komunitetin e zhvendosur dhe shtëpitë zëvendësuese, opsionet për zhvendosje të përkohshme dhe tema të tjera. Procesverbalet nga këto takime tregojnë se ishin konsultuar më shumë se 100 persona gjatë takimeve me komunitetin të mbajtura vetëm në vitin 2011. Të njëjtin vit është bërë edhe vlerësimi dhe anketa socio-ekonomike nga rePlan dhe MMPH-ja. Në ketë fazë ishte identifikuar se prej 93 familjeve të 4 Gjatë të njëjtës periudhë, Qeveria e Kosovës ka nxjerr një vendim (Vendimin 4/119 të 3 nëntorit 2004) për të krijuar Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik. Vendimi kufizonte ndërtimin në këto zona të caktuara, duke bllokuar kështu mënyrën për spekulim. Rrjedhimisht, në mars 2009, Qeveria e Kosovës miratoi Vendimin 10/22 për zgjerimin e Zonës me Interes të Veçantë Ekonomik përgjatë tërë Fushës së Mihjes së Re. Ky vendim nuk hyri në fuqi deri me 6 korrik 2011. 5 Fusha e Mihjes së Re përkufizohet në Planin Hapësinor: Zonë e Interesit të Veçantë (2011) si zonë ku duhej të behej nxjerrja e linjitit për të mbështetur kërkesat e Kosovës për energji. Ajo përfshin gjithsej 150 kilometra katrorë. Qershor 2016 rePlan Inc. 7 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë prekura, 63 (320 banorë të përhershëm) konsideroheshin si familje që banonin aty (rezidente) dhe duhej të zhvendoseshin fizikisht, dhe 30 familjet e tjera do të humbnin vetëm tokën. KPZH u miratua nga QK-ja përmes Vendimit të Kryeministrit 10/22 me 6 korrik 2011. Vendimi 10/22 po ashtu thekson se “Për zbatimin e këtij vendimi obligohen Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe institucionet e tjera pjesëmarrëse të kësaj kornize (Kornize të Zhvendosjes).” PVZH e lagjes Shala po ashtu cek përdorimin aktiv të mekanizmit të ankesës nga familjet e prekura, me më shumë se 50 ankesa të parashtruara të regjistruara në komisionin e MMPH-së për ankesa. Konsultimet për opsionet e banimit zëvendësues u zhvilluan në korrik të vitit 2011. MMPH autorizoi një firmë lokale të arkitekturës për të përgatitur planet konceptuale të opsioneve të banimit për PP-të të cilat u prezantuan me 6 korrik 2011 në një dëgjim publik. Siç është shënuar në procesverbalin e takimit, kërkesat nga PP-të janë përqendruar në atë se a mund të përfshihen në këto plane bodrumet dhe garazhet. Edhe pse PP-ve u ishin dhënë dy javë kohë për t’i paraqitur kërkesat me shkrim për ndryshime në plane, MMPH raportoi se nuk e kishte marrë asnjë të tillë. Si rezultat, planet e propozuara u miratuan formalisht në dëgjimin publik të radhës. Për më tepër, duke marrë parasysh se të gjitha familjet që ishin përcaktuar të vendosen në Shkabajn e Ri kishin zgjedhur modelin e vendosjes duke ndërtuar vet shtëpinë, kompensimi atyre ju pagua me para të gatshme. Kjo nënkuptonte se i takonte PP-së që të zgjidhte modelin dhe madhësinë e shtëpisë të cilat do t’i plotësonin nevojat e tyre të ardhshme, e jo të kishte k ushte të bazuara në madhësinë e familjes ose në kritere të tjera. Në korrik dhe gusht 2011 u diskutua një draft i PVZH-së së Shalës gjatë disa takimeve të hapura me komunitetin e prekur dhe MMPH-ja arrit një marrëveshje me komunitetin e prekur mbi të drejtat e tyre në kompensim. Gjatë këtyre konsultimeve MMPH po ashtu sqaroi se faza e parë e investimeve në Hade/Shkabaj i Ri do të përfshinte instalimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe energjisë elektrike (përveç rrugës kryesore), dhe se infrastruktura tjetër në lokacion do të ndërtohej në fazat e ardhshme për të cilat nuk jepej ndonjë afat specifik kohor6. PVZH u finalizua duke përfshirë edhe komentet e mbledhura gjatë takimeve të hapura dhe marrëveshjet me PP-të. Gjatë të njëjtës periudhë MMPH i filloi negociatat për arritjen e marrëveshjeve individuale me familjet e prekura, të cilat vazhduan edhe gjatë vitit 2012 dhe pas formalizimit të marrëveshjeve individuale me secilën familje, KEK-u i pagoi fondet në llogaritë individuale të PP-ve. Në janar 2012, 21 prej 93 familjeve të prekura nga lagja Shala ishin futur në listë se janë në zonën e rrezikut dhe si të tilla duhej të evakuoheshin nga zona. Këtyre 21 familjeve ju ofrua dhe sigurua një pagesë mujore dhe e përkohshme për qiranë, e cila përfshinte paratë për qira dhe shërbimet komunale. Pjesa tjetër e familjeve ishin regjistruar në listë se nuk janë në zonën e rrezikut dhe nuk kishte nevojë të evakuoheshin kështu që nuk kualifikoheshin për pagesë të përkohshme të qirasë. Ato mbetën në shtëpitë e tyre edhe pasi fondet e kompensimit u ishin paguar në llogaritë e tyre individuale. Në qershor 2012, përmes konsultimeve, gjithsej 52 prej 93 familjeve të prekura u përcaktuan për parcela zëvendësuese në Shkabaj të Ri dhe filluan negociatat për ndarjen e parcelave. Në shtator 2012 u nënshkrua një marrëveshje me PP-të për ndarjen e parcelave, por pas ankesave nga disa pjesëtarë të komunitetit, u zhvilluan edhe u përsëriten negociata të mëtejshme për një periudhë 11 mujore deri në gusht 2013, kur duke pasur parasysh mungesën e konsensusit tek PP-të, MMPH nxori një vendim për ta shpallur të mbyllur procesin e negocimit për ndarjen e parcelave dhe për të ratifikuar marrëveshjen fillestare për ndarjen e parcelave të nënshkruar me komunitetin qysh në shtator të vitit 2012. 6 Procesverbali i takimit të 6 korrikut 2011, në mes të MMPH-së dhe banorëve të lagjes Shala. Qershor 2016 rePlan Inc. 8 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Në shtator 2013, filluan aktivitetet mbështetëse monitoruese nga firma ndërkombëtare për zhvendosje – rePlan- për zbatimin e PVZH-së së Shalës në kuadër të Projektit të Pastrimit dhe Rehabilitimit të Tokës – Financimi i Dytë Shtesë (PPRT-FDSH). Aktivitetet monitoruese nga rePlan, përfshirë vizitat në terren, zbuluan se deri në shtator 2013, 42 familjet që kishin mbetur në lagjen Shala që duhej të zhvendoseshin fizikisht e që nuk i plotësonin kushtet për t’ua paguar qiranë ishin larguar nga zona. Po ashtu ishte identifikuar se disa familje kishin filluar aktivitetet ndërtimore në Shkabajn e Ri përkundër vonesës në ndërtimin e infrastrukturës shërbyese. Në dhjetor 2013, pas vonesave të konsiderueshme në kryerjen e punëve për infrastrukturën e komunitetit në Shkabaj të Ri, siç ishte përshkruar në PVZH-në e lagjes Shala, Komisioni Verifikues, i përbërë nga përfaqësuesit e MMPH-së dhe KEK-ut, verifikuan se lokacioni ishte i gatshëm për fillimin e ndërtimit të shtëpive. PP-të u ftuan si vëzhgues por vendosën që të mos marrin pjesë dhe refuzuan deklaratën e Komisionit Verifikues. Në janar 2014, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut u dakordua që të zgjas pagesën e kompensimit të përkohshëm për pesë muaj për 21 familjet e zhvendosura përkohësisht deri më 30 prill 2014, për të përmbushur zotimin e PVZH-së së Shalës për pagesën e shpenzimeve të qirasë për katër muaj pasi Shkabaj i Ri të jetë shpallur nga Komisioni Verifikues si i kompletuar. Me 30 prill 2014, KEK-u e përfundoi pagesën e kompensimit të përkohshëm për 21 familjet që ishin zhvendosur përkohësisht, meqë kushti i përcaktuar në PVZH-në e Shalës për të paguar shpenzimet e qirasë “deri në katër muaj pas qasjes në parcelat zëvendësuese (për ndërtim)” (PVZH e Shalës fq. 50-51) u plotësua në dhjetor 2013, pasi Komisioni Verifikues konfirmoi se qasja në parcelat zëvendësuese ishte e gatshme (shih Pjesën 3.1.2). Si rezultat i aktiviteteve monitoruese të rePlan-it, Raporti i Parë i Monitorimit për Lagjen Shala u publikua në prill 2014. Në maj 2014, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe rePlan-i – me mbështetjen e Bankës Botërore – organizuan një punëtori me QK-në për të prezantuar gjetjet nga monitorimi i PVZH-së së Shalës dhe për të diskutuar fushat për tu përmirësuar për zhvendosjet e ardhshme. Përkundër deklaratës së dhjetorit 2013 se është përfunduar infrastruktura bazike, në fillim të vitit 2014 banorët e zonës kishin ngritur disa probleme lidhur me infrastrukturën e lokacionit. Është me rëndësi të sqarohet se këto çështje janë të njëjta në të gjitha vendet e reja të ndërtimit dhe duhet të adresohen si çështje e mirëmbajtjes apo e garancisë dhe nuk i referohen punëve papërfunduara infrastrukturore. Për shembull, sistemi i kanalizimit në Shkabaj të Ri në fillim të vitit 2014 ende nuk ishte lidhur me gypin kryesor të kanalizimit. Kjo nuk ndikonte në aktivitetet e ndërtimit të shtëpive, por nevojitej në mënyrë që familjet të mund të vendoseshin nëpër shtëpi. Këto punë ishin përfshirë nën një kontratë të veçantë bashkë me përfundimin e përmirësimit të rrugës kryesore për qasje të jashtme të lagjes dhe kjo çështje u zgjidh në prill 2014. Sidoqoftë, vazhdojnë të dalin probleme në një pjesë të vogël të sistemit të drenazhit në Shkabaj të Ri, ndoshta për shkak të punëve që bëhen në ndërtimin e shtëpive në atë zonë dhe mungesës së trotuareve në rrugët dytësore. Këto probleme në përgjithësi i prekin tri shtëpi të sapondërtuara. Edhe pse në disa raste ky problem është adresuar, ai është përsëritur shumë herë. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, rePlan-i ka raportuar se deri në prill të vitit 2014 ende nuk kishte furnizim me energji elektrike në Shkabaj të Ri. Përkundër faktit se instalimi i tërë rrjetit të infrastrukturës elektrike në Shkabaj të Ri kishte përfunduar, KEK-u ende nuk e kishte dhënë lejen e lidhjes në rrjetin e energjisë. Sa i përket ujit, edhe pse lidhjet e ujësjellësit ishin instaluar në nëntor 2013, Ujësjellësi Rajonal Prishtina kishte bllokuar fillimisht lidhjen duke kërkuar që secila parcelë ndërtimore të instalonte ujëmatësit Qershor 2016 rePlan Inc. 9 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë individualë. Fatkeqësisht, personat e prekur fillimisht nuk ishin informuar për këto kërkesa, gjë që rezultoi në vonesa në sigurimin e furnizimit me ujë për këtë lokacioni. Sipas gjetjeve të raportit të dytë të monitorimit, uji ishte në dispozicion në ketë zonë në korrik 2014. Raporti i dytë i monitorimit i rePlan-it u publikua në tetor 2014. Raportet e monitorimit u publikuan në gjuhën angleze dhe shqipe në faqen e internetit të MMPH-së dhe kopjet e tij ishin vënë në dispozicion në zyrën Ndërlidhëse të Komunitetit në Komunën e Obiliqit. Në tetor 2015, banorët raportuan se ishin bllokuar gypat e kanalizimit në gjatësi prej 50 metrash deri në rrugën kryesore. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vlerësuar se rreth 200 metra të gypave të kanalizimit duhej të zëvendësohen, vuri në dispozicion financimin, për zëvendësimin e tyre dhe aktualisht është duke realizuar tenderin për punët e zëvendësimit të tyre. Riparimet janë planifikuar të fillojnë në muajin gusht 2016. Sondazhi socio-ekonomik që kërkohej për përgatitjen e këtij Raporti përmbyllës u zhvillua në periudhën ndërmjet qershorit dhe korrikut 2015. Një përpjekje tjetër shtesë për intervistimin e familjeve u bë në qershor të vitit 2016. Ky raport u përfundua në korrik 2016. 2.2 Fushëveprimi dhe llojet e ndikimeve: Siç u theksua më lartë, zgjerimi i mihjes preku 93 familje të lagjes Shala. Nga ky numër i përgjithshëm, 63 familje (320 banorë të përhershëm) u konsideruan familje rezidente dhe duhej të zhvendoseshin fizikisht, ndërsa 30 familjet e tjera humbnin vetëm tokën. Këto 63 familje rezidente kishin të drejta pronësore mbi strukturën primare të banimit dhe mbi parcelat e banimit (tokën ndërtimore) në zonën ku planifikohet zgjerimi i mihjes7. Parcela e banimit në mënyrë tipike përfshinte strukturat e banimit, ndërtesat dhe strukturat e jashtme që nuk janë për banim dhe një kopsht të vogël. Disa familje rezidente po ashtu kishin pasur të drejta pronësore mbi një pjesë të tokës bujqësore. Në kohën e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 nuk kishte shtëpi ose njësi banimi që shfrytëzohej nga familjet e caktuara qiramarrëse. Plani i zgjerimit të mihjes po ashtu përfshinte pronat dhe pasuritë e paluajtshme të 30 familjeve jorezidente që ishin posedues të tokës. Këto familje kishin të drejta pronësore mbi struktura dhe/ose parcela në zonën e ndikimit të projektit por banonin në banesa në Obiliq, Prishtinë ose jashtë vendit. Këto familje jo-rezidente u konsideruan të zhvendosura ekonomikisht për shkak të humbjes së tokës dhe/ose aktiviteteve bujqësore. Figure 1 – Plani i zonës ku duhet të rivendoset popullsia (Lagja Shala) 7 Edhe pse disa familje nuk kishin tituj pronësor mbi tokën në fillim të procesit të zhvendosjes, të gjitha ia dolën të siguronin titujt e duhur pronësor mbi tokën në kohën kur u arritën marrëveshjet individuale për zhvendosje. Qershor 2016 rePlan Inc. 10 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Siç përcaktohet në PVZH-në e Shalës, llojet e ndikimeve të identifikuara si rezultat i procesit të shpronësimit të tokës së nevojshme për zgjerimin e mihjes janë: 2.2.1 Humbja e tokës Humbja e tokës për shkak të zgjerimit të mihjes përfshinte tokën bujqësore, kullosat dhe parcelat e banimit. Sipas anketës për asetet 2011, 8.6 hektarë (70 %) të planit të zgjerimit të mihjes prej 12.4 hektarë ishin regjistruar si tokë bujqësore, 0.5 hektarë (4%) ishin regjistruar si kullosa dhe pjesa tjetër prej 3.2 hektarësh (26%) ishte klasifikuar si tokë për banim. 2.2.2 Humbja e strukturave Toka e propozuar merr strukturat e prekura që janë përdorur për qëllime të banimit ose jo të banimit. Strukturat e banimit përfshinin objektet që shfrytëzoheshin për të jetuar, fjetur, gatuar, ruajtur gjësendet personale. Strukturat që nuk janë për banim përfshinin hambarët/ kotecet, muret e gurit/rrethojat, garazhet dhe objektet e jashtme. Asnjë objekt komercial nuk është hasur në lagjen Shala. 2.2.3 Humbja e të lashtave Inventari i aseteve i bërë në vitin 2011 zbuloi se shumica e familjeve ushtronin ndonjë formë të bujqësisë për nevoja të veta. Nuk është regjistruar asnjë aktivitet bujqësor komercial në fushën ku pritet të zgjerohet mihja dhe asnjë familje nuk u deklarua se krijonte të ardhura nga bujqësia. 2.2.4 Ri-përshtatja e rrjeteve shoqërore Në rastin e PVZH-së së Shalës, pati një ndikim të pjesshëm dhe të përkohshëm në rrjetet shoqërore (d.m.th. në rrjetin e ndërveprimeve shoqërore dhe marrëdhënieve personale ndërmjet familjeve të prekura) për shkak të nevojës për të zhvendosur përkohësisht një grup familjesh, për shkak të vet- Qershor 2016 rePlan Inc. 11 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë përcaktimit të tyre qoftë për kompensim me para ose në natyrë, për shkak të vonesës në ndërtimin e infrastrukturës publike në lokacionin e ri, çka ua pamundësoi familjeve vendosjen aty për një kohë, dhe në fund për shkak se familjet zgjidhnin të vendoseshin jashtë këtij lokacioni. Kjo e fundit ka të bëj me familjet që vendosnin të mos përcaktoheshin për ndonjë parcelë në lokacionin e ri ose, bazuar në evidencën anekdotike, përcaktoheshin për një parcelë por më vonë vendosnin të shkonin në ndonjë vend tjetër (p.sh. në Prishtinë). Humbja u karakterizua si e pjesshme dhe e përkohshme, sepse për shkak të afërsisë së zonës së risistemimit dhe qendrave të tjera urbane, familjet kishin mundësi të ruajnë ose rikthejnë rrjetet e tyre shoqërore dhe lidhjet familjare. 2.2.5 Humbja e objekteve dhe hapësirave publike Objektet dhe hapësirat publike në lagjen Shala të fshatit Hade kufizoheshin në rrugën publike në skajin jugor të fshatit dhe sistemin e shpërndarjes së ujit. Të dyja u prekën nga procesi i shpronësimit të tokës. PVZH e Shalës po ashtu theksonte se aktiviteti bujqësor primar në Planin e Projektit është punësim me pagesë, ndikimi në jetesën e bazuar në tokë është e kufizuar dhe kryesisht ka të bëj me bujqësi të shkallës së ulët për konsum familjar. 2.3 Përmbledhje e të drejtave dhe kompensimit 2.3.1 E drejta [në kompensim] Personat e prekur kualifikoheshin për kompensim dhe ndihmë tjetër nëse kishin “interes legjitim” në pasuritë e paluajtshme ose në aktivitetet për sigurimin e jetesës në zonën e ndikimit të zgjerimit të mihjes që ekzistonin – d.m.th., ishin të mbjella ose ndërtuara – në kohën e regjistrimit të popullsisë 2011 dhe sondazhit të pasurive, në përputhje me Kornizën e Politikave për Zhvendosje. Interesi legjitim është definuar si personat që kishin tituj të verifikuar të pronësisë mbi pasuritë dhe ata që vetëm kishin pranim joformal të interesit mbi pasuritë. Për të marrë pjesë në PVZH, të gjithë personave të listuar në ketë grupin e fundit u ishte kërkuar të sigurojnë njohjen zyrtare të interesit të tyre. Ky grup ishte ndihmuar që të sigurojë titujt pronësorë në Zyrën e Kadastrës në komunën e Obiliqit. Deri në fund të procesit të negocimit për PVZH-në e Lagjes Shala, të gjitha familjet e kishin përfunduar procesin e nevojshëm për të marrë titujt pronësor mbi tokën e tyre. Zakonisht, kryefamiljari është ai që ka interes legjitim mbi pasuritë e paluajtshme, sidoqoftë ka raste në të cilat kryefamiljari mund të ketë interes legjitim së bashku me gruan e tij ose me anëtarë të tjerë të familjes. Kriteret e fitimit të së drejtës [për kompensim] përfshinin dispozitat për ketë. Llojet e pasurive të paluajtshme që janë marrë parasysh përfshijnë:  Tokën – tokën e punueshme, kullosat dhe parcelat për banim;  Strukturat – strukturat e banimit të familjeve (për të jetuar, fjetur, gatuar, ruajtur gjërat personale) dhe strukturat që nuk janë për banim (hambarët/kotecet, muret e gurit/rrethojat, garazhet dhe objektet e jashtme) si dhe objektet komerciale;  Të korrurat – ushqimi, paratë dhe produktet bujqësore të pemëve; dhe  Rrugët – të gjitha rrugët e njohura nga qeveria. Qershor 2016 rePlan Inc. 12 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2.3.2 Të drejtat [e kompensimit] 2.3.2.1 Kompensimi i përcaktuar në PVZH për asetet e humbura Përmes konsultimit me familjet e prekura dhe palët e tjera të interesit dhe bazuar në parametrat e përcaktuara në KPZH, MMPH ka definuar një varg të drejtash të kompensimit dhe ndihmës së nevojshme dhe të drejtë për personat e prekur që e gëzojnë këtë të drejtë. Kjo pjesë përcakton të drejtat e kompensimit që janë në dispozicion për humbjen e tokës, humbjen e strukturave dhe humbjen e të korrurave. Sipas standardeve ndërkombëtare, përfshirë PO 4.12 të BB-së, PP-ve u jepej opsioni për të marr kompensim në natyrë për pasuritë (asetet) e prekura, siç është toka. Për më tepër, nivelet e kompensimit me para janë të dizajnuara që të sigurojnë kompensim të barabartë ose më të lartë se sa vlera e plotë zëvendësuese, pa e zbritur vlerën e amortizimit. Edhe pse nivelet bazë të kompensimit me para dhe metodologjia e vlerësimit u zhvilluan nga grupi punues i qeverisë në vitin 2004, kriteret e vlerësimit dhe normat përfundimtare u shqyrtuan në detaje me banorët e lagjes Shala dhe u aprovuan nga ta në mesin e vitit 2011. Norma për metër katrorë e paguar për tokën në Hade (25.30 €/m2) ishte e barabartë me çmimin e tokës në Shkabajn e Ri me të gjitha shërbimet ku gjenden parcelat për rivendosjen e këtyre familjeve. Për më tepër, kostoja e ndërtimit në Kosovë ka qenë konstante që nga viti 2004 bazuar në dëshmitë e mbledhura përmes intervistave me kontraktuesit të zhvilluara në mënyrë joformale nga rePlan. Informatat statistikore në dispozicion për periudhën 2014- 2015 po ashtu tregojnë një trend në rënie në indeksin e çmimit të ndërtimit në vend8. Këto gjetje, bashkë me pranimin e normave nga PP-të gjatë konsultimeve në vitin 2011 për PVZH-në e lagjes Shala dhe Marrëveshjen Trepalëshe, nënkuptojnë se edhe pse normat bazike të vlerësim fillimisht ishin përcaktuar në vitin 2004, ato mbesin adekuate në vitin 2011. Tabela më poshtë përmbledh të drejtat e aplikuara për PVZH-në e lagjes Shala. Tabela 1 – Matrica e kompensimit në PVZH-në e Shalës Pasuritë Palët me të drejtë [në Kualifikimi Kompensimi (asetet) e kompensim] prekura TOKA Toka Pronari i ligjshëm ose Pronari i ligjshëm ose i Kompensim në para të gatshme bujqësore pronari i regjistruar me regjistruar i aseteve deri në në nivel të zëvendësimit titull të plotë ligjor datën e ndërprerjes së të drejtës Banuesi Banuesi i pranuar i identifikuar në anketimet e Kompensim i barabartë me dy aseteve apo socio- vite të fitimeve neto në bazë të ekonomike dhe/apo nga tokës MMPH 8 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar disa të dhëna për koston e ndërtimit në Kosovë. Të dhënat janë në dispozicion vetëm për 2014 dhe 2015, dhe këto shifra publikohen çdo tre muaj. Ka një trend të rënies së kostos së ndërtimit për këto dy vite. Raportet janë në dispozicion në ketë link: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/cat_vieë/89-prices/97-contruction-cost-index Qershor 2016 rePlan Inc. 13 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Pasuritë Palët me të drejtë [në Kualifikimi Kompensimi (asetet) e kompensim] prekura Toka urbane Pronari i ligjshëm ose Pronari i ligjshëm ose i Parcela standarde pronari i regjistruar me regjistruar i asetit deri në zëvendësuese në një fshat të ri. titull të plotë ligjor datën e ndërprerjes së të Nëse parcela zëvendësuese drejtës është me e vogël sesa ajo ekzistuese, ndryshimi në vlerë pranohet në para të gatshme APO Kompensim në para të gatshme në nivel të vlerës zëvendësuese Toka publike Pronari i regjistruar Pronar i regjistruar i asetit Zëvendësim me toka të (qeveria komunale, deri në datën e ndërprerjes ngjashme në fshatin e qeveria e Kosovës) së të drejtës zhvendosjes APO Blerje në para të gatshme STRUKTURAT Strukturat e Pronari i pranuar i Pronari i pranuar i asetit deri Shtëpi standarde zëvendësuese banimit strukturës së banimit në datën e ndërprerjes së të në fshatin e ri. Nëse shtëpia në tokën ndërtimore drejtës zëvendësuese është me e vogël se sa ajo ekzistuese, pranohet Pronari i pranuar i ndryshimi në vlerë. strukturës së banimit APO në tokë bujqësore Kompensim në para të gatshme në nivel të zëvendësimit pa Pronar i regjistruar i asetit amortizim dhe pa vlerën e deri në datën e ndërprerjes materialit të rikuperuar. së të drejtës Kompensim në para të gatshme në nivel të zëvendësimit Rrethojat, Pronari i pranuar Pronar i pranuar i asetit deri Kompensim në para në nivel të muret e gurit në ditën datën e ndërprerjes zëvendësimit dhe anekset së të drejtës Strukturat Pronari i pranuar Pronari i njohur i pasurisë në komerciale datën e përcaktuar për Kompensim në para në nivel të fitimin e të drejtës zëvendësimit MJETET E JETESËS Mjetet Individët ose ekonomi Aktiviteti i jetesës Pjesëmarrja në rikthimin e tokësore të familjare ekonomikisht mbështetet në asetet e mjeteve të jetesës dhe jetesës të zhvendosur paluajtshme të prekura apo Qershor 2016 rePlan Inc. 14 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Pasuritë Palët me të drejtë [në Kualifikimi Kompensimi (asetet) e kompensim] prekura në qasjen në Zonën e programet e asistencës, të ndikimit të Projektit përshkuar në Kapitullin 8 Veprimtaria Pronari i biznesit Pronarë të biznesit të Kompensim në para të gatshme afariste regjistruar në anketim në ekuivalent me të hyra neto për kohë para datës së gjashtë muaj ndërprerjes së të drejtës, APO pavarësisht zotërimit të Kompensim në para të gatshme tokës ekuivalent me të hyra neto për 12 muaj nëse përfituesi rihap biznes në komunën e prekur Kompensim në para të gatshme ekuivalent me të hyra neto gjatë periudhës së tranzicionit Punësimi Punonjësit Punonjës me orar të plotë Kompensim në para të gatshme dhe me gjysmë orari ekuivalent me paga për gjashtë muaj DHE Pjesëmarrje në rikthimin e mjeteve të jetesës dhe programet e asistencës PEMËT DHE TË KORRURAT Pemët dhe të Vetë mbjellësi dhe/ Vetë mbjellësi dhe/apo Kompensim në para të gatshme korrurat apo pronari i të pronari i të korrurave (i në nivel të dakorduar të korrurave regjistruar në anketim në zëvendësimit kohë të ndërprerjes së datës së përfundimit të drejtës), pavarësisht zotërimit të tokës QASJA PUBLIKE Qasja në rrugë Përdoruesit e rregullt Mirëmbajtja e rrugës së devijuar ASISTENCA DHE NDIHMAT TJERA FINANCIARE Shpenzimet e Pronari ose qiramarrësi Ekonomi familjare të Shumë paushall për të mbuluar zhvendosjes i regjistruar zhvendosura nga strukturat shpenzimet e mobilizimit/ e banimit rivendosjes në lokacion të fshatit të ri DHE Ofrimi i një ngarkese me kamion për bartjen e gjërave personale Materialet Pronari i pranuar Pronar i pranuar i një E drejta për ta riaftësuar para strukturore strukture para zhvendosjes zhvendosjes Korrje-shirjet Vetë mbjellësi/ pronari Vetë mbjellësi / pronari i të E drejta në korrje-shirje para i të mbjellave mbjellave, pavarësisht zhvendosjes zotërimit të tokës Qershor 2016 rePlan Inc. 15 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2.3.2.2 Kompensimi i përcaktuar gjatë zbatimit të PVZH-së Mbështetja e përkohshme/Pagesa për qiranë Siç është parashikuar fillimisht në PVZH, punët në zgjerimin e mëtejshëm të mihjes dhe rreziqet që lidhen me të kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në 21 ekonomi familjare të përfshira në PVZH-në e Shalës, të cilat u dakorduan me KEK-un për tu zhvendosur përkohësisht në akomodime të siguruara në mënyrë private nga secila familje dhe për të marr kompensim për shpenzimet e qirasë dhe për jetesë duke filluar nga janari 2012. Ky kompensim për qiranë përfshinte shpenzimet e banimit si dhe pagesën mujore për çdo anëtar të familjes. As MMPH e as KEK-u nuk kishin pranuar asnjë ankesë nga palët e prekura lidhur me shumat e kompensimit për përmbushjen e nevojave të familjeve që të mbulojnë shpenzimet e banimit dhe shpenzimet mujore. Siç është theksuar në Raportin e parë të monitorimit për PVZH-në e Shalës (tetor 2013-shtator 2014), ky kompensim për zhvendosje të përkohshme i është dhënë fillimisht 21 familjeve deri në maj të 2013. Meqenëse kushtet në vendin e vendosjes nuk ishin të duhura Banka Botërore dy herë e ngriti çështjen e kërkesës për të vazhduar dhënien e këtij kompensimi, herën e parë deri në nëntor 2013 dhe herën e dytë deri në prill 2014. Për pjesën tjetër të popullatës së zhvendosur fizikisht, sipas PVZH-së, kompensimi për qiranë duhet të jepet “deri në katër muaj pas dhënies së qasjes në parcelat zëvendësuese (për ndërtim) varësisht nga kushtet sezonale” (PVZH e Shalës fq. 50-51). Sipas kësaj kërkese “qasja në parcelat zëvendësuese” ishte definuar si momenti kur plotësohen këto kritere: 1. Të jetë përfunduar ndarja e parcelës – finalizuar në gusht 2013 2. Të jetë në posedim dokumentacioni për titullin mbi tokën – i siguruar në dhjetor 2013 3. Të jetë përgatitur infrastruktura e komunitetit në Haden e Re, siç përkufizohet në PVZH-në e Shalës së Re (f. 11) – konfirmuar në raportin e Komisionit Verifikues të 10 dhjetorit 2013. Prandaj, katër muajt për ndërprerjen e kompensimit të qirasë filluan të llogariteshin me 10 dhjetor 2013 por në mars 2014, Bordi i KEK-ut aprovoi pagesat e kompensimit të qirasë për pesë muaj duke përfshirë periudhat në vijim: 1. 10 ditë, duke mbuluar periudhën 1 deri në 10 dhjetor, kur u publikua Raporti i Komisionit Verifikues; 2. 4 muaj, prej 10 dhjetorit deri me 10 prill, pas qasjes efektive në parcela, sipas PVZH-së; 3. 20 ditë , prej 10 deri me 30 prill, për të analizuar çdo vonesë të mundshme në ndërtimin e shtëpive të shkaktuara nga kushtet sezonale, sipas PVZH-së. Shqetësimet për përfundimin e infrastrukturës së lokacionit mbetën temë e diskutimit me familjet e prekura dhe disa prej tyre refuzuan të fillojnë ndërtimin me pretendimin se lokacioni nuk ishte gati për të filluar ndërtimin e shtëpive të tyre. Komisioni Verifikues vuri në pah disa mangësi të vogla në infrastrukturën e instaluar, por këto nuk paraqisnin pengesë për ndërtimin e shtëpive ose për banim. Po ashtu duhet të theksohet se deri në dhjetor 2013 disa familje faktikisht kishin filluar ndërtimin në Shkabajn e Ri. Prandaj, meqë të gjitha kushtet ishin plotësuar në dhjetor 2013 dhe në pajtim me PVZH-në, kjo pagesë për shpenzime të qirasë u pagua nga KEK-u deri me 30 prill 2014 (4 muaj pas plotësimit të kushteve). Qershor 2016 rePlan Inc. 16 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2.4 Angazhimi dhe pjesëmarrja e palëve të interesit Plani i Veprimit për Zhvendosjen e Lagjes Shala u finalizua në dhjetor 2011, pas inkorporimit të komenteve të pranuara për draftin që ishte diskutuar në konsultimin publik me familjet e prekura më herët gjatë vitit (gusht 2011). Dokumenti pastaj u përkthye në gjuhën shqipe dhe u bë publik. Një version elektronik i PVZH-së është në dispozicion në faqen e internetit të MMPH-së. Pastaj pasoi një proces konsekuent i konsultimit për zbatimin e dispozitave të përcaktuara në PVZH, por kjo kërkoi një elaborim të mëtejshëm përmes procesit pjesëmarrës me familjet e prekura. Më poshtë është dhënë një përmbledhje e shkurtër e temave kryesore që ishin diskutuar si pjesë e zbatimit të PVZH- së së Shalës:  Zhvendosja e përkohshme – bisedat me 21 familje që jetonin më afër mihjes sipërfaqësore në mënyrë që të propozohen dhe arrihet pajtimi për detajet e zhvendosjes së hershme ose të përkohshme. Të gjitha këto familje u pajtuan të zhvendosen në akomodimet të zgjedhura në mënyrë private dhe morën ndihmën e përkohshme për zhvendosje;  Negociatat individuale – negociatat individuale u zhvilluan me familjet e prekura për një periudhë përafërsisht 7 mujore për të përcaktuar detajet e kompensimit monetar ose në natyrë;  Nënshkrimi i marrëveshjeve individuale zyrtare – marrëveshjet zyrtare me secilën familje u arritën në shtator 2012;  Ndarja e parcelave – Pati vonesa në procesin e ndarjes së parcelave për shkak të mospajtimeve ndërmjet 52 ekonomive familjare të prekura që u përcaktuan për të marrë parcela në Shkabajn e Ri. MMPH zhvilloi një seri takimesh dhe negociatash kolektive dhe individuale me ekonomitë familjare të prekura për më shumë se 11 muaj (shtator 2012 – gusht 2013) për të zgjidhur ketë çështje. Në shtator 2012, MMPH dhe komuna e Obiliqit nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e parcelave me përfaqësuesit e komunitetit të prekur. Sidoqoftë, ankesat e parashtruara në Departamentin e Shpronësimeve të MMPH-së nga disa ekonomi familjare për parcelat që u ishin caktuar atyre rezultoi në nevojën për të rihapur procesin e negocimit për ndarjen e parcelave. Në nëntor 2012, pas negociatave të shumta të pasuksesshme, MMPH organizoi konsultime publike me komunitetin e prekur për të prezantuar dy opsione për ndarjen e parcelave: (1) ndarjen e parcelave bazuar në konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit të dakorduar në shtator 2012, ose (2) realizimin e sistemit të lotarisë për ndarjen e parcelave. Në korrik 2013, Departamenti i Shpronësimit dhe Komuna e Obiliqit bën përpjekje shtesë për të arritur konsensusin me 52 ekonomitë familjare të prekura dhe në korrik 2013 Kryetari i Obiliqit informoi MMPH-në se nuk ishte arritur konsensusi ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit se si të ndahen parcelat, qoftë në pajtim me marrëveshjen e vitit 2012, qoftë përmes lotarisë. Për ketë arsye, në gusht 2013, MMPH- ja nxori një vendim për të shpallur të mbyllur procesin e negociatave për ndarjen e parcelave dhe për ratifikimin e marrëveshjes fillestare për ndarjen e parcelave të nënshkruar me pjesëtarët e komunitetit që në vitin 2012.  Planifikimi i zhvendosjes – u zhvilluan takime për të informuar dhe planifikuar aktivitetet e zhvendosjes nga familjet përfshirë edhe mbështetjen për kërkesat për leje ndërtimi, rikthimin e materialeve ekzistuese, etj; dhe Qershor 2016 rePlan Inc. 17 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë  Statusi i infrastrukturës në lokacion – gjatë tërë fazës së zbatimit të zhvendosjes, janë mbajtur takime të shumta për të informuar dhe diskutuar për statusin e ndërtimit të infrastrukturës publike në Shkabajn e Ri.  Rishikimi i raporteve të monitorimit – rePlan-i dhe MMPH ka mbajtur takime për angazhimin e palëve të interesit në maj 2014 dhe tetor 2014 për të prezantuar gjetjet e raportit të parë respektivisht të dytë. Palët e interesit të pranishme në takimin e parë (maj 2014) përfshinin përfaqësuesit e qeverisë qendrore (MMPH, MZHE, Ministria e Financave), pushtetet lokale (Komuna e Obiliqit), institucionet publike (KEK), Banka Botërore dhe përfaqësuesit e komunitetit të Lagjes Shala. Raporti i dytë monitorues u publikua gjatë konsultimeve rreth VNMS (Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social) me komunitetin e prekur dhe me palët relevante (tetor 2014). Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile ishin të pranishëm në takimin e dytë.  Publikimi i raporteve të monitorimit – rePlan informoi PP-të se këto raporte ishin në dispozicion në gjuhën shqipe në faqen e internetit të MMPH-së gjatë aktiviteteve të monitorimit që pasuan takimet e përshkruara më lartë.  Konsultimi publik për raportin përmbyllës – rePlan dhe MMPH ua prezantuan rezultatet kryesore nga drafti i Raportit Përmbyllës për PVZH Shala palëve të interesit në qeveri dhe PP-ve me 20 prill 2016. PP-të shprehën shqetësimet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me statusin e Shkabajt të Ri dhe për vet programin e zhvendosjes. Këto shqetësime përfshinin çështje që përsëriteshin të identifikuara lidhur me sistemin e kanalizimit dhe mungesën e infrastrukturës plotësuese të komunitetit, siç është shkolla. MMPH i adresoi këto komente duke i siguruar PP-të se janë duke u studiuar zgjidhjet e përhershme për problemet e vazhdueshme me kanalizim dhe se ato zgjidhje do të realizohen në një periudhë afatshkurtër. Sa i përket mungesës së infrastrukturës publike, MMPH sqaroi se shkolla për komunitetin gjendet 1 km larg dhe numri aktual i popullsisë nuk e bënte të arsyeshme ndërtimin e një shkolle të re. MMPH po ashtu ua përkujtoi pjesëmarrësve se infrastruktura plotësuese e komunitetit, siç është shkolla e re, ndriçimi publik e të tjera gjithmonë kanë qenë të planifikuara për faza të mëvonshme të zhvillimit të lokacionit të ri të zhvendosjes, siç është theksuar qartë në PVZH të Shalës. 2.5 Studimet e zhvilluara në mbështetje të zhvendosjes PVZH e Shalës është hartuar dhe zbatuar bazuar në informacionet e mbledhura nga disa burime, përfshirë:  Një studim socio-ekonomik dhenta regjistrimi i popullsisë së prekur që u zhvillua ndërmjet majit dhe qershorit 2011;  Një inventar i aseteve për të gjitha familjet e identifikuara në regjistrimin e popullsisë, i cili është bërë paralelisht me studimin socio-ekonomik dhe regjistrimin në vitin 2011. Ky aktivitet ka shqyrtuar të gjitha strukturat, të korrurat, jetesën dhe parcelat e tokës të deklaruara nga familjet e prekura; dhe  Intervistat me pjesëmarrësit të zhvilluara në vitin 2014 për të kuptuar pengesat për ndërtimin në Shkabajn e Ri; Qershor 2016 rePlan Inc. 18 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2.6 Strategjitë për rikthimin e mjeteve të jetesës Duke pasur parasysh se në bazë të studimit socio-ekonomik të vitit 2011, shumica e popullsisë në lagjen Shala varej nga punësimi dhe nuk gjeneronte burime alternative të ardhurash që vareshin nga toka ose asetet që ndodheshin në zonën e prekur, strategjia e rikthimit të mjeteve kryesore të jetesës e zbatuar për familjet e prekura nga PVZH e Shalës ishte përmirësimi i mundësive të punësimit. Pas konsultimeve me palët e interesuara, KEK-u ra dakord për të prioritizuar mundësitë e punësimit (deri në 20 pozita me orar të plotë) për anëtarët e familjeve të prekura, veçanërisht për familjet që nuk kishin të punësuar me orar të plotë në KEK. Këto punësime në fakt tashmë ishin ofruar. Vlen të përmendet se edhe pse aktivitetet bujqësore nuk ishin gjeneratorë të të ardhurave, ato kontribuuan në jetesën e familjes nëpërmjet prodhimit për vetë-konsum. Dizajni i asetit zëvendësues i mori parasysh këto praktika për vetë-konsum dhe ofroi parcela të tokës që i mundësonin praktikat bujqësore për vetë-konsum (Shih seksionin e fotografive). 2.7 Aktivitetet e monitorimit dhe raportet 2.7.1 Pasqyra kronologjike e aktiviteteve të monitorimit rePlan zhvilloi aktivitetet e mëposhtme si pjesë e detyrës së saj për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e Planit të Veprimit për Zhvendosjen e Shalës (PVZH) midis tetorit 2013 dhe nëntorit 2015: 1. Takimet me Zyrën e Projektit të Hades / Departamentin për Shpronësim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) (shtator 2013, nëntor 2013, janar 2014, shkurt 2014, maj 2014, në qershor 2014, korrik 2014, shtator 2014, tetor 2014, mars , prill 2015, qershor 2015); 2. Takimet me zyrtarët e Komunës së Obiliqit (përfshirë kryetarin dhe drejtorin e Urbanizmit) (nëntor 2013, janar 2014, shkurt 2014); 3. Takimet me zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) (nëntor 2013, shkurt 2014, në qershor 2014, korrik 2014, qershor 2015) 4. Vizitat në Shkabajn e Ri (tetor 2013, nëntor 2013, dhjetor 2013, janar 2014, shkurt 2014, mars 2014); 5. Vizitat në lagjen Shala, fshati Hade (nëntor 2013, janar 2014, shkurt 2014, maj 2014, në qershor 2014, korrik 2014, gusht 2014); 6. Takimet me anëtarët e familjeve të prekura (p.sh. grupi joformal dhe takimet kokë-më-kokë në Shkabajn e Ri dhe Fshatin Hade, takimet formale të komunitetit) (nëntor 2013, dhjetor 2013, janar 2014, shkurt 2014, prill 2014, maj 2014, në qershor 2014, korrik 2014 gusht 2014, nëntor 2014, janar 2015, shkurt 2015, mars 2015, maj 2015, qershor 2015); 7. Takimet me ekipin mbikëqyrës të Bankës Botërore (shkurt 2014) dhe tele-konferenca (mars 2014). 8. Takimet me zyrtarët e Komunës së Obiliqit (drejtorin e Urbanizmit, drejtorin e Departamentit për Lëshimin e Lejeve të Ndërtimit) (korrik 2014, qershor 2015); 9. Takimi me zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal Prishtina (përfshirë Drejtorin Ekzekutiv dhe Drejtorin Rajonal për Obiliq) (qershor dhe korrik 2014); 10. Intervistat joformale me 10 familje në shtator 2014 të përzgjedhura sipas rastit nga një mostër e stratifikuar për të siguruar informata për raportin e dytë të monitorimit; 11. Prezantimi i gjetjeve kryesore nga Raporti i Monitorimit dhe Vlerësimit të PVZH-së për Haden në Punëtorinë Shpronësimi i Tokës dhe Zhvendosja (maj, 2014); 12. Përgatitja e Raportit të Monitorimit dhe Vlerësimit 2 për PVZH-në e Hades (tetor 2014); Qershor 2016 rePlan Inc. 19 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 13. Studimi socio-ekonomik i familjeve të prekura dhe përgatitja për Raportin Përmbyllës për Zhvendosje (qershor - nëntor 2015), dhe 14. Janë bërë përpjekje shtesë për të gjetur dhe intervistuar familjet e tjera, megjithatë ishin gjetur vetëm katër prej tyre (qershor 2016). 2.7.2 Raportet e monitorimit Siç është përshkruar më parë, janë të përgatitur dy raporte të monitorimit për zbatimin PVZH-së së Shalës. Të dy raportet janë publikuar dhe i janë prezantuar publikut, përfshirë edhe popullatës së prekur. Për referencë në të gjeturat e tyre të veçanta, referojuni lidhjeve të dhëna në nenin 1.2. Qershor 2016 rePlan Inc. 20 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 3 GJETJET E STUDIMIT Ky seksion paraqet një vlerësim për zbatimin e zhvendosjes së Shalës në lidhje me PO 4.12. 3.1 Gjendja aktuale e Shkabajt të Ri Ky seksion paraqet gjendjen në Shkabaj të Ri deri në shkurt të vitit 2016. Ai paraqet treguesit e njëjtë të shqyrtuar gjatë raporteve të monitorimit të përgatitura gjatë vitit 2014. Tabela 2 - Treguesit kryesorë për monitorimin e zbatimit të PVZH-së Treguesi # Shënimet Familjet e prekura nga projekti 93 Që nga nëntori 2011 (PVZH Shala) Familjet e prekura të zhvendosura fizikisht 63 Që nga nëntori 2011 (PVZH Shala) 9 Familjet e prekura të zhvendosura ekonomikisht 30 Që nga nëntori, 2011 Familjet e zhvendosura fizikisht që kanë vendosur për parcelë Që nga gushti 2013 (Qeveria e 52 zëvendësuese në fshatin e ri të vendosjes Kosovës, vendimi 106/2013) Familjet e zhvendosura fizikisht që kanë zgjedhur kompensim 11 Që nga gushti, 2013 në para të gatshme dhe të vendosen vet Familjet e zhvendosura ekonomikisht që kanë marrë 27 Që nga dhjetori, 2013 kompensim në para të gatshme Familjet e zhvendosura ekonomikisht që nuk e kanë kërkuar 310 Që nga shkurti, 2016 kompensimin e tyre në para të gatshme Parcelat e ndara në fshatin e vendosjes 52/52 Që nga shtatori, 2014 Familjet që ende jetojnë në lagjen Shala në fshatin Hade 0/63 Që nga qershori 2015 Familjet e kualifikuara për pagesën e qirave 21/21 Që nga janari, 2012 Familjet që kanë marrë pagesën për qira 0/21 Që nga qershori 2015 Vendimet mbledhura për ndarjen e parcelave 52/52 Që nga qershori 2015 Lëshimi i titujve pronësor për parcelat në fshatin e zhvendosjes 52/52 Që nga qershori 2015 Janë kërkuar dhe lëshuar lejet e ndërtimit 48/52 Që nga qershori 2015 Numri i përgjithshëm i parcelave të tokës me aktivitete 22 Që nga shkurti, 2016 ndërtimore ose të përfunduara ose të filluara në Shkabajn e Ri Shtëpi në të cilat kanë përfunduar muret 21/22 Që nga shkurti, 2016 Shtëpitë zëvendësuese gati për banim 15/22 Që nga qershori 2015 Shtëpitë zëvendësuese të banuara 12/22 Që nga qershori 2015 Numri i përgjithshëm i njerëzve që jetojnë në Shkabajn e Ri 53 Që nga qershori 2015 9 Zhvendosja ekonomike i referohet familjeve që vetëm humbin tokën dhe nuk preken nga zhvendosja fizike nga vendbanimi i tyre. 10 Këta të tre akoma nuk janë kompensuar pasi që këta pronarë nuk kanë kërkuar fonde dhe nuk kanë ardhur në ministri për të nënshkruar marrëveshjen (pronarë në mungesë). KEK-u do ua vë atyre fondet në dispozicion sipas kërkesës. Qershor 2016 rePlan Inc. 21 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Treguesit kryesorë që duhet të theksohen janë:  48 nga 52 familjet që kanë në pronësi parcela në Shkabajn e Ri kanë aplikuar dhe kanë marrë lejet e ndërtimit nga Komuna e Obiliqit;  Gjithsej 22 parcela kanë struktura ose të përfunduara ose që janë në ndërtim e sipër të menaxhuara drejtpërdrejt nga familjet e prekura; Kjo nënkupton se 26 familjet që kanë aplikuar për leje ndërtimi kanë mbetur që të fillojnë ndërtimin në Shkabajn e Ri. Edhe pse nuk ka informacione të detajuara në dispozicion për shkaqet, dëshmitë anekdotike të mbledhura nga rePlan-i gjatë aktiviteteve të anketimit tregojnë se: o Familjet janë mësuar të jetojnë afër qytetit ku janë vendosur përkohësisht kështu që ato vendosin ose të ndërtojnë ose të blejnë pronë atje; o Familjet vendosin të investojnë në zona pavarësisht se ku kanë vendosur të jetojnë; o Perceptimi për lokacionin e vendosjes (Shkabaj i Ri) është jo i plotë.  Nga këto 22 struktura, 21 prej tyre i kanë të përfunduar punimet muratore11, por vetëm 15 janë të gatshme për banim;  Nga qershori 2015, 12 nga 15 shtëpitë e gatshme për banim faktikisht janë të banuara nga 53 persona të prekur; 12  Siç u përmend më parë, në shkurt 2016, tri shtëpi që ishin të gatshme për banim ishin të zbrazëta për shkak të një pengesë në qasjen në sistemin e kanalizimit, i shkaktuar nga një bllokim i gypit të kanalizimit. Kjo çështje u zgjidh në korrik të vitit 2015, por një çështje tjetër e bllokimit të kanalizimit u rishfaq sërish në këtë zonë. Autoritetet ishin informuar për ketë; dhe  Nga 52 familjet që u përcaktuan të ndërtojnë shtëpi të re, vetëm 22 e kanë bërë këtë deri më tani. Angazhimet joformale me familjet tregojnë se shumë nga ata më vonë u përcaktuan të qëndrojnë në ambientet e tyre të përkohshme të banimit në Prishtinë, ndërsa të tjerët u përcaktuan që të blejnë ose të ndërtojnë në vende të tjera. 3.2 Vlerësimi i kushteve aktuale socio-ekonomike krahasuar me vitin referues 2011 Pjesa në vijim paraqet një analizë të rezultateve nga anketa socio-ekonomike e 2015 e zhvilluar si pjesë e Raportit Përmbyllës. Kudo që ishte me rëndësi, është paraqitur një krahasim me të dhënat referuese të vitit 2011. Për më tepër, ku ishte e mundur, është bërë një analizë për të bërë dallimin në mes të familjeve që aktualisht jetojnë në Shkabajn e Ri dhe atyre që nuk jetojnë aty, dhe familjeve që janë konsideruar rezident dhe jo-rezident. Kudo që këto analiza të tjera janë përfshirë në tekst, është dhënë një referencë e qartë për burimin e informacionit. 3.2.1 Profili demografik i familjeve të prekura Për qëllime të anketës për Raportin Përmbyllës 2015, janë zhvilluar gjithsej 32 anketa, si ato personale ashtu dhe përmes intervistave telefonike. Njëzet e katër anketa janë bërë me familjet zhvendosura fizikisht, dhe 8 anketa me familjet e zhvendosura ekonomikisht. Numri i përgjithshëm i të anketuarve përbënte një popullsi prej 180 personave dhe mesatarisht 4.7 anëtarë për familje. Nga mostra, pak më 11 Punët muratore i referohen strukturës me themel, muret e jashtme, ndarjet e brendshme të objektit dhe kulmi i instaluar. Punëtorët ndërtimor në Kosovë zakonisht kësaj i referohen si 'karajapi' 12 Një familje nga zona e evakuimit 2004 në Hade ka ndërtuar - përfunduar punën e muratorit - një shtëpi në Shkabajn e Re. Qershor 2016 rePlan Inc. 22 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë shumë se 41% e familjeve të prekura del se jetojnë në Shkabajn e Ri, komuna e Obiliqit, dhe të tjerët, 59%, jetojnë diku tjetër. Sipas anketës së bërë, 62.5% e familjeve të prekura të anketuara në vitin 2015 kanë deri 5 anëtarë, e që është më e ulët se ajo që ishte vërejtur në të gjithë popullatën e prekur në vitin 2011 (66.3%). Nga ana tjetër, gjithsej 34.4% e familjeve tani përbëhen nga 6 deri 10 anëtarë, e cila është më e lartë se ajo që ishte vërejtur në vitin 2011. Në fund, numri i familjeve të mëdha (me më shumë se 10 anëtarë), ka rënë në 3.1% në 2015 nga 6.5% në vitin 2011. Tabela 3 - Madhësia e familjeve, krahasimi me anketën referuese të CA-së Kategoria 2011 2015 1. Deri në 5 anëtarë 66.3 62.5 2. 6 deri në 10 anëtarë 27.2 34.4 3. 10+ anëtarë 6.5 3.1 Total 100 100 Përafërsisht 70% e popullsisë së anketuar është nën moshën 39 vjeçare, ku 20% janë fëmijë të moshave 0-9, 19% të rriturit e rinj në mes 20-29 vjeç, 14% tinejxherë ndërmjet 10-19 vjeç dhe 16% të rritur mes 30- 39 vjeç. Meshkujt përbëjnë 51,1% të popullsisë, ndërsa femrat përbëjnë 48,8%. Shpërndarja gjinore në të gjitha grup-moshat është relativisht e pabarabartë. Femrat tejkalojnë burrat në grupmoshat 0-9, 30-39, 40-49, 70 + me 1.2%, 1.7%, 1.7% respektivisht 2.2%. Në anën tjetër meshkujt tejkalojnë gratë në grupmoshat 10-19, 20-29, 50-59 dhe 60-69 me 1.1%, 5%, 2.3% respektivisht 1.1%. . Diagrami 1 – Anketa CA 2015 – piramida e popullsisë nga popullsia e anketuar -15.0% -10.0% -5.0% 0.0% 5.0% 10.0% 15.0% N/A Male 70+ Female 60-69 50-59 40-49 30-39 20-29 10-19 0-9 Grup moshat ndërmjet anëtarëve të familjes ishin të krahasueshme në mes të dy anketave. Duke marrë parasysh dallimin prej katër vitesh ndërmjet dy anketave, plakja e popullsisë së prekur u reflektua vetëm në një grup moshë: në anketën e 2015, ka një rënie të lehtë në grup moshat 10-19 dhe 20-29, dhe një rritje në grup moshën 50 -59. Tabela 4 – Profili i anëtarëve të familjes – grupmosha: krahasimi 2011 dhe 2015 Kategoria 2011 2015 1. 0-9 18.1 19.5 Qershor 2016 rePlan Inc. 23 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2 10-19 18.6 14.5 3. 20-29 22.6 20.1 4. 30-39 15.3 16.2 5. 40-49 10.3 10.7 6. 50-59 7.5 11.2 7. 60-69 4.1 4.5 8. 70+ 3.5 3.3 Total 100 100 Mosha mesatare në anketën e vitit 2011 ishte 26.2, ndërsa në vitin 2015 mosha mesatare e popullsisë është 29.3. 3.2.2 Kapitali fizik 3.2.2.1 Mjetet e Transportit Nuk ka dallime të dukshme ndërmjet të dhënave për mjetet e transportit të përdorura nga popullsia në vitin 2011 dhe në vitin 2015. Më shumë se gjysma e familjeve kanë një makinë private, ndërsa pjesa tjetër e përdorin transportin publik ose mjete të tjera të transportit për udhëtim. Qasja në transportin publik është e ngjashme me atë që ishte në dispozicion në Shalë, dhe siç është raportuar në Raportin e dytë të Monitorimit, në vitin 2014 Komuna e Obiliqit ka shtuar një linjë të re për zonën e Shkabajt të Ri. Tabela 5 – Mjetet kryesore të transportit Kategoria 2011 2015 1. Automobil privat 54.7 56.3 2. Transport publik 43.0 44.7 3. Tjetër 2.3 0 Gjithsej 100 100 3.2.2.2 Qasja në shërbimet publike Ka pasur një rritje të konsiderueshme të qasjes në rrjetin e telefonisë dhe të ujërave të zeza në mes të anketave të vitit 2011 dhe 2015. Ndërsa në vitin 2011, më pak se një në njëzet amvisëri (4.7%) kishin qasje në lidhje telefonike, ky numër u rrit në 100% në vitin 2015. Në anën tjetër, derisa qasja në kanalizimin e ujërave të zeza në vitin 2011, ka qenë në dispozicion për pak më shumë se gjysmën e amvisërive (51.2%), me disa që nuk kishin as tualet brenda shtëpive me sisteme të veçanta për trajtimin e ujërave të zeza, të gjitha familjet e intervistuara në vitin 2015 deklaruan se kanë qasje në tualete të brendshme dhe kanalizim publik. Tabela 6 – Qasja në shërbimet publike Kategoria 2011 2015 1. Telefon 4.7 100 2. Energji elektrike 100 100 3. Sistem të kanalizimit 51.2 90.6 Qershor 2016 rePlan Inc. 24 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 3.2.2.3 Qasja në ujë Sipas anketës së vitit 2011, të gjitha familjet e prekura kishin lidhje të përgjithshme në ujësjellës (me gypa deri në shtëpi). Megjithatë, angazhimet me familjet e prekura në vitin 2011 nxorën në shesh se banorët e lagjes Shala kishin furnizim me ndërprerje, të pasigurt dhe qasje të dobët në furnizimin me ujë. Në vitin 2015, të gjitha familjet e anketuara, rezidente dhe jo-rezidente në Shkabajn e Ri, kishin qasje të drejtpërdrejtë dhe të sigurt në ujë. Qasja të bollshme dhe e vazhdueshme në ujë në shtëpitë e Shkabajt të Ri ka rezultuar në norma më të larta të konsumit të ujit për kopshte perimesh dhe aktiviteteve bujqësore ndihmëse për vetë-konsum. Kjo nga ana tjetër ka shkaktuar një rritje të faturave të ujit, e cila ka qenë burim i shqetësimit për familjet e prekura. 3.2.2.4 Ngrohja Deri në vitin 2015, 31.5% e familjeve të anketuara treguan se ata kishin instaluar ose llogaritur në një sistem qendror të ngrohjes në shtëpitë e tyre, krahasuar me asnjë në vitin 2011. Vetëm një familje nga 12 që jetonin në Shkabajn e Ri tregoj se ata nuk kanë ende ndonjë formë të sistemit të ngrohjes, por kanë planifikuar të instalojnë atë në të ardhmen. Në anën tjetër, dy familje që nuk jetojnë në Shkabajn e Ri treguan gjithashtu se ata ende nuk kanë asnjë sistem të ngrohjes. Tabela 7 – Lloji i sistemit të ngrohjes Kategoria 2011 2015 1. Ngrohje qendrore 0 31.3 2. Stufë druri 82.6 56.2 3. Tjetër 17.4 3.2 4. Asnjë 0 9.3 Gjithsej 100 100 3.2.3 Kapitali njerëzor 3.2.3.1 Arsimi Anketa e vitit 2015 tregon se një e treta (32.6%) e popullsisë së prekur të anketuar e kanë të përfunduar shkollën e mesme. Pak më shumë se një në dhjetë (12.2%) është në proces të përfundimit të studimeve universitare, dhe shumica e tyre i përkasin grupmoshës 20-29 vjeçare. Dyzet për qind e grupmoshës 20- 29 ende vijojnë shkollimin; ose studime universitare ose kolegj (arsim të lartë). Një pjesë e vogël (5.6%, shumica femra të grupmoshës 30+) e popullsisë së prekur nuk ka vijuar ndonjë formë të arsimit formal, dhe shumica e tyre nuk janë në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë. Tabela 8 - Profili i anëtarëve të familjes - niveli i shkollimit të përfunduar (anketa CA 2015) 2015 Shkrim-lexim Kategoria Po Jo 0. Asnjë 5.6 30.0 70.0 1. Shkollën fillore (të ulët) të përfunduar (4 ose 5 vite) 10.5 2. Shkollën fillore/të mesme të ulët të përfunduar (8 ose 9 vite) 8.3 3. Shkollën e mesme të papërfunduar 1.6 4. Shkollën e mesme të përfunduar 32.3 5. Kolegj (arsimi i lartë), të papërfunduar 2.2 6. Kolegj (arsimi i lartë), të përfunduar 2.2 Qershor 2016 rePlan Inc. 25 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 7. Universitet, të papërfunduar 12.2 8. Universitet, të përfunduar 6.7 9. Master 1.6 10. Nuk aplikohet 12.3 11. N/A 4.5 Total 100 Anketa e vitit 2015 tregon se dy nga tre (65.6%) familje kanë raportuar disa vështirësi truar për qasje në shkollim. Kufizimi më mbizotërues i përmendur për qasje në shkollim ishte largësia e objekteve shkollore (më shumë se gjysma e të anketuarve), pasuar nga kostoja dhe mungesa e transportit. Është e rëndësishme të theksohet se 41,7% e familjeve që banojnë në Shkabajn e Ri e klasifikuan largësinë si vështirësia më domethënëse për qasje në shkollim. Për të vënë këtë përgjigje në kontekst, shkolla në fshatin Shkabaj ndodhet pak më shumë se 1 kilometër (afërsisht 10 blloqe) nga lokacioni Shkabaj i Ri. Angazhimet joformale me familjet kanë nxjerr në shesh gjithashtu se fëmijëve u duhet vetëm 20 minuta për të ecur nga shtëpia deri në shkollë. Kjo distancë është brenda standardeve për edhe zonat urbane në Kosovë. Informacione të tjera kontekstuale tregojnë se distanca deri në shkollë është problem për familjet, sepse në lagjen Shala shkolla ndodhej menjëherë ngjitur me zonën e banimit ku jetonin familjet. Angazhimet joformale me familjet kanë identifikuar qentë endacak si një problem për sigurinë e fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre për në shkollë. Autoritetet janë informuar për këtë çështje, e cila është e përhapur në tërë Kosovën, jo vetëm në Shkabajn e Ri. Tabela 9 - Vështirësi e qasjes në arsim – anketa CA 2015 Kategoria Shëndetësia % 1. Kosto 33.4 2. Distanca 52.4 1. Po 65.6 3. Mungesa e transportit 9.5 4. Tjetër 4.7 2. Jo 34.4 Gjithsej 100 3.2.3.2 Shëndetësia Në përgjithësi, në anketën e vitit 2015, katër nga dhjetë (40.6%) familje raportuan vështirësi në qasje në kujdes shëndetësor. Largësia nga objektet e kujdesit shëndetësor ishte pengesa mbizotëruese e përmendur nga të anketuarit. Si në rastin e shkollimit, familjet e vendosura në Shkabajn e Ri raportuan më shumë shqetësime për distancën e objekteve të kujdesit shëndetësor sesa familjet e vendosura në vende të tjera. Gjashtë në dhjetë familje (60.0%) prej dymbëdhjetë sosh që aktualisht jetojnë në Shkabajn e Ri raportuan se distanca është një faktor kufizues për tu qasur në kujdes shëndetësor, ndërsa vetëm një e katërta (27.2%) e familjeve të zhvendosura në vende të tjera u përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Përsëri, është e rëndësishme për të vënë në pah se objekti primar shëndetësor është në afërsi të shkollës së fshatit në Shkabaj - rreth një kilometër nga lokacioni i Shkabajt të Ri. Edhe një herë, kjo distancë është dukshëm më e mirë se distanca e përjetuar nga shumica e popullsisë më urbane në Kosovë. Tabela 10 - Vështirësi e qasjes në përkujdesje shëndetësore – anketa CA 2015 Kategoria % 1. Po 1. Kosto 7.7 40.6 Qershor 2016 rePlan Inc. 26 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 2. Distanca 92.3 2. Jo 59.4 Gjithsej 100 3.2.4 Kapitali ekonomik 3.2.4.1 Punësimi dhe stabiliteti financiar i familjeve të prekura Sipas anketës së vitit 2015, dy të tretat e kryefamiljarëve (65.6%) kanë raportuar të jenë të punësuar, ndërsa më pak se dy nga dhjetë (18.8%) janë në kërkim të një vendi pune. Pjesa tjetër potencuan se kanë dalë në pension (12.5%) ose janë të varur nga të ardhurat e tjera (3.1%). Pjesa më e madhe (80.9%) e kryefamiljarëve të punësuar, janë duke punuar në KEK, ndërsa të tjerët kanë format e punësimit që përfshijnë kryerjen e punëve profesionale (14.3%) ose menaxhim të ndonjë biznesi privat (4.7%). Shumica e të anketuarve që thanë se ishin të punësuar e konsideronin punësimin e tyre të përhershëm (85.7%). Kur krahasojmë këto të dhëna me të dhënat e vitit 2011, mund të vërehet një rritje prej 8.6% e numrit të njerëzve që punojnë. Për më tepër, numri i kryefamiljarëve të varur u zvogëlua nga 16.3% në vitin 2011 në 3.1% në vitin 2015. Ky krahasim forcon përfundimin se më shumë familje janë duke punuar tash se sa para zhvendosjes. Tabela 11 - Aktiviteti i kryefamiljarëve në 12 muajt e fundit 2011 2015 Kategoria (%) (%) 1. Punon 57.0 65.6 2. Nuk punon: I varur 16.3 3.1 3. Nuk punon: Duke kërkuar punë 12.8 18.8 4. Nuk punon: Pension 14.0 12.5 Gjithsej 100 100 Në mesin e gjithë popullsisë së prekur të anketuar, janë vetëm disa të tjerë që kanë një lloj të punësimit. Pjesa më e madhe nuk janë duke punuar dhe janë të varur nga buxheti familjar. Vetëm një pjesë e vogël në mënyrë aktive kërkojnë punë. Dëshmi anekdotike zbulojnë se disa punësime jozyrtare me orar të pjesshëm në përgjithësi nuk janë raportuar, kur përshkruhet profili i familjes. Ndërsa ky punësim është vërejtur se kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në buxhetin familjar, punësimi i tillë është në përgjithësi punë e llojit me kualifikime të ulëta (hotelieri, berber në trajnim, etj.) dhe zakonisht zgjasin për një periudhë më të shkurtër, pa ndonjë formë të marrëveshjes kontraktues. Një pjesë e konsiderueshme (22.9%) e popullsisë së prekur përbëhet nga nxënësit apo studentët. Tabela 12 - Aktiviteti i anëtarëve të familjes në 12 muajt e fundit (anketa CA 2015) Kategoria % 1. Punojnë 15.5 2. Nuk punojnë: Të varur 51.1 3. Nuk punojnë: Duke kërkuar punë 4.4 4. Nuk punojnë: Në pension 4.4 5. Nuk punojnë: Duke u shkolluar 22.9 6. Nuk aplikohet 1.7 Gjithsej 100 Qershor 2016 rePlan Inc. 27 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 3.2.4.2 Të ardhurat e ekonomive familjare Në përgjithësi, më shumë familje kanë të ardhura më të larta mujore në krahasim me vitin 2011. Ndërsa në anketimin socio-ekonomik të vitit 2011, 34% raportuan të ardhura prej më pak se 250 euro në muaj, në anketën e vitit 2015 ky numër ra në vetëm 18.7%. Për referencë, në vitin 2011 Qeveria e Kosovës ka konstatuar se paga minimale mujore për punonjësit nën moshën 35 vjeçare ishte 130 euro/muaj dhe 170 euro/muaj për punëtorët më të vjetër se 35 vjet. Në anën tjetër, përqindja e familjeve që gjenerojnë mes 251-500 euro/muaj u rrit në 56.3% në vitin 2015 nga 39% në vitin 2011. E njëjta tendencë vihet re te familjet që gjenerojnë mes 501-750 euro/muaj, ku përqindja është rritur trefish nga 6% në vitin 2011 në 18.8% në vitin 2015. Ky ndryshim mund të ketë qenë i ndikuar nga një rritje e vazhdueshme përgjatë viteve e pagave në sektorin publik, duke përfshirë KEK-un, ku shumica e anëtarëve të familjeve të prekura janë të punësuar me punë të përhershme, dhe ka një rënie të remitencave përgjatë viteve. Në anketën socio- ekonomike të vitit 2011, 20% e familjeve raportuan se marrin ndihmë financiare nëpërmjet dërgesave nga anëtarët e familjes jashtë vendit. Në vitin 2015, asnjë familje e popullsisë së prekur nuk ka raportuar ndonjë formë të tillë të të ardhurave, që rezulton në një përqindje më të ulët të popullsisë që deklaron të ardhura më të larta se 750 euro/muaj (6.2%). Tabela 13 – Të ardhurat e familjeve Kategoria 2011 2015 1. Deri në 100 euro 8 3.1 2. 101 - 250 euro 27 15.6 3. 251 - 500 euro 39 56.3 4. 501 - 700 euro 6 18.8 5. Më shumë se 750 euro 20 6.2 Total 100 Sipas anketës së vitit 2015, pjesa më e madhe e familjeve raportuan pagat e përhershme si të ardhura të vetme në familje (87.5%), dhe më pak se një në dhjetë (9.4%) raportuan gjithashtu se mbështeten në pensione dhe 2% treguan se mbështetën në përkrahjen nga familjet e tjera. 3.2.4.3 Perceptimi i mirëqenies ekonomike Në përgjithësi, në vitin 2015 pjesa më e madhe e familjeve (56.2%) e perceptonte se kushtet e tyre ekonomike janë më të mira apo të njëjta me ato në vitin paraprak. Gjithsej 25% e familjeve treguan se kushtet e tyre ishin më të mira, 31.2% se ato ishin të njëjta, ndërsa 43.8% shfaqen se kushtet e tyre ishin përkeqësuar. Krahasuar me vitin 2011, pjesa e popullsisë që ka deklaruar se gjenda e tyre ishte më e mirë u rrit nga 7.7% në 25%, ndërsa ato që deklaruan se gjendja e tyre ishte e njëjtë ka rënë dukshëm në vitin 2015 nga 67.3% në 31.2%. Megjithatë ka edhe një rritje në numrin e njerëzve që pretendojnë se gjendja e tyre është përkeqësuar nga viti 2011 nga 23.1% në 43.8%. Tabela 14 - Situata ekonomike në krahasim me një vit më parë Si e krahasoni gjendjen e përgjithshme ekonomike të 2011 2015 familjes suaj me një vit më parë? 1. Më e mirë 7.7 25.0 2. E njëjtë 67.3 31.2 3. Më e keqe 23.1 43.8 Qershor 2016 rePlan Inc. 28 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 4. Nuk aplikohet 1.9 0 Kur të dhënat e 2015 grumbullohen sipas popullatës së zhvendosur fizikisht dhe ekonomikisht, perceptimi i mirëqenies ekonomike ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Gjithsej 62.5% e familjeve të zhvendosura ekonomikisht konsiderojnë se ata janë më keq se vitin e kaluar, krahasuar me vetëm 37.5% e personave të zhvendosur fizikisht. 3.2.4.4 Shpenzimet e familjes Analiza e shpenzimeve të familjes në këtë seksion krahason dy ndryshore (variabla) kryesore ndërmjet të dhënave të mbledhura në anketën e vitit 2011 dhe anketën e vitit 2015. Variabla e parë, e cila është e dobishme për të ilustruar ndryshimet në llojet e shpenzimeve të paraqitura, tregon përqindjen e familjeve që deklaruan shpenzime në një kategori të veçantë. Ndryshimet më të rëndësishme janë vërejtur në kategoritë e mëposhtme: qiraja - 28.2% deklaruan se paguajnë qira, nga 11.6% në vitin 2011; faturat e ujit - 100% tani janë duke paguar për ujë, krahasuar me vetëm 9.3% në vitin 2011. Arsyetimi për rritjen e shpenzimeve familjare për qira dhe ujë i përgjigjet drejtpërdrejt procesit të vendosjes. Sipas angazhimeve joformale kemi mësuar se disa familje të cilat tani janë me qira dhe janë në pritje për të finalizuar marrëveshjet e tyre për strehim të përhershëm, janë ose duke blerë shtëpi të re ose duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Shkabajn e Ri. Para zhvendosjes shumica e familjeve në Hade nuk kanë paguar për ujë. Kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë drastike për të gjitha familjet, duke përfshirë ato që jetojnë në lokacionin e ri dhe të atyre që vendosën të banojnë diku tjetër. Variabla e dytë e analizuar tregon përqindjen e të ardhurave që familjet i raportuan si shpenzime në një kategori të veçantë. Kjo ndihmon për të kuptuar ndryshimet në shumën e shpenzimeve në raport me të ardhurat familjare që kanë ndodhur nga viti 2011. Familjet po raportojnë se ata shpenzojnë 6.2% të të ardhurave të tyre në qira, nga 3.5% në vitin 2011. Gjithashtu, shpenzimet për shërbimet mjekësore janë ulur për të përbërë vetëm 1.2% të të ardhurave të familjeve në krahasim me 7.4% në vitin 2011. Përmirësimi i kushteve të jetesës në lokacionet e reja të vendosjes mund të ketë kontribuar në këtë rënie të shpenzimeve mjekësore. Familjet deklaruan gjithashtu një rritje relative të shpenzimit të të ardhurave të tyre në arsim, 12.2% në vitin 2015 rritje nga 4.7% në vitin 2011; dhe për fatura të ujit, 5.5% në vitin 2015 nga 0.2% në vitin 2011. Shpenzimet për ushqim, veshmbathje, transport dhe energji elektrike kanë mbetur të pandryshuara nga viti 2011. Tabela 15 – Shpenzimi sipas llojit (anketa CA 2015) % e shpenzimeve % mesatare e familjare në këtë shpenzimeve të të Variabla kategori ardhurave familjare Kategoria / Viti 2015 2011 2015 2011 1. Qira 28.2 11.6 6.2 3.5 2. Ushqim 100 98.8 46.8 48.2 3. Veshmbathje 100 91.9 11.9 10.9 4. Shërbim mjekësor/barna 9.4 79.1 1.2 7.4 5. Transport 84.4 79.1 8.3 7.1 6. Shkollim 34.4 48.8 12.2 4.7 7. Riparim të shtëpisë 3.2 2.3 0.1 0.1 8. Fatura të ujit 100 9.3 5.5 0.2 9. Fatura të rrymës 96.9 95.3 7.8 7.2 10. Tjetër N/A 39.5 N/A 8.4 Qershor 2016 rePlan Inc. 29 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 3.2.4.5 Kursimet dhe borxhi Shumica e familjeve të prekura raportojnë të mos kenë kursime familjare. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së prekur ka raportuar të ketë borxhe, kryesisht në formë të kredisë bankare. Shumica e familjeve të prekura që banojnë në Shkabajn e Ri kanë marrë kredi bankare, ndërsa ata që banojnë në vende të tjera kanë raportuar për borxhe ndaj të tjerëve (ndonjë personi të njohur ose anëtari të familjes). Kjo tregon se popullsia që jeton në Shkabajn e Ri mund të kenë qasje më të madhe në sistemin formal financiar se më parë, krahasuar me familjet të vendosura në mënyrë të pavarur. Komunikimet joformale me familjet e prekura në Shkabajn e Ri tregojnë se këto kredi janë përdorur përgjithësisht për punë të brendshme dhe përmirësime në shtëpi dhe për blerjen e gjësendeve shtëpiake (d.m.th stufa, kaminë, dyer automatike për garazh, kamera vëzhgimi, mobile, etj). Kjo ilustron vendimet e marra nga familjet për të ruajtur likuiditetin e tyre duke shmangur përdorimin e kompensimit të tyre dhe në vend të kësaj tu qasen kredive bankare për të paguar për këto punë shtesë. Tabela 16 – Kursimet dhe borxhet (Anketa CA 2015) Borxhet Kursimet Kategoria % % 1. Asnjë kursim/borxh 59.4 96.9 Bankës 61.5 2. Pak kursim/borxh 40.6 3.1 Dikujt 38.5 Total 100 100 3.2.5 Kapitali natyror 3.2.5.1 Disponueshmëria dhe shfrytëzimi i tokës Siç është raportuar nga të anketuarit, familjet e anketuara kanë parcela të vogla të tokës (shumica mes 500 dhe 1000 metrash katrorë, mesatarja 879 metra katrorë), të cilat përdoren për të ndërtuar shtëpitë. Megjithatë, kur krahasojmë pronësinë e tokës në mes të vitit 2011 dhe vitit 2015, Tabela 18 tregon se një grup më i madh i familjeve tani posedon parcela më të mëdha të tokës se sa në vitin 2011. Përqindja e familjeve që posedojnë deri në 500m2 ka rënë nga 54.2% e popullsisë në vitin 2011 në 9.4% në vitin 2015. Në ndërkohë, ata që kanë parcela të tokës prej 500m2 deri 1000m2 është rritur nga 31.3% në 2011 në 43.7% në vitin 2015. Megjithatë, ndryshimi më dramatik është vërejtur te ato familje që posedojnë më shumë se 1000m2. Në vitin 2011, 14.5% e familjeve kanë deklaruar se kanë më shumë se 1000m2 tokë, dhe në vitin 2015, 46.9% e popullsisë së vëzhguar tregon të ketë më shumë tokë se kaq. Tabela 17 - Përqindja e familjeve që posedojnë tokë sipas madhësisë-në përgjithësi (të gjitha përgjigjet nga anketa) Madhësia e parcelës së tokës 2011 2015 0 – 500 m2 54.2% 9.4% 500 -1000 m2 31.3% 43.7% 1000 + m2 14.5% 46.9% Dëshmitë nga anketa e vitit 2011 treguan se shumica e popullsisë ka kryer aktivitete bujqësore vetëm për të plotësuar nevojat e konsumit familjar dhe jo për qëllime komerciale. Në këtë kontekst, informacioni i Qershor 2016 rePlan Inc. 30 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë paraqitur më sipër i përgjigjet shqetësimeve në lidhje me disponueshmërinë e tokës për bujqësi për popullsinë e zhvendosur. Informacioni tregon se më shumë familje kanë parcela më të mëdha të tokës se sa para zhvendosjes dhe kjo mundëson aktivitetet bujqësore për jetesë. Për më tepër, ka prova empirike se popullsia që jeton në Shkabajn e Ri janë duke përdorur ngastrat e tyre të tokës për të kultivuar të korrura dhe perime për nevojat vetanake (Shih fotot në Shtojcën A). 3.2.5.2 Prodhimi i produkteve bujqësore për konsum Gjithsej 96,9% e familjeve të anketuara në vitin 2015, treguan se ata ballafaqohen me kushte që kufizojnë prodhimin e tyre ushqimor. Arsyeja mbizotëruese që kufizon familjet nga prodhimi i ushqimit është mungesa e tokës (në 51.6% e familjeve), i pasuar nga cilësia e tokës (32.3%) dhe kushtet e thatësirës (12.9%). Çështja e disponueshmërisë së tokës për prodhimin e ushqimit është diskutuar më në detaje në pjesën 3.3.5.1. Tabela 18 – Kufizimi në prodhimin e ushqimit (anketa CA 2015) Kategoria % 1. Thatësirë 12.9 2. Mungesa e tokës 51.6 1. Po 96.9 3. Cilësia e tokës 32.3 4. Tjetër 3.2 2. Jo 3.3 Total 100 Ky seksion paraqet një vlerësim për zbatimin e zhvendosjes së Shalës në lidhje me PO 4.12. 3.3 Vlerësimi i përputhjes së PVZH-së së Shalës me PO 4.12 3.3.1 Efektiviteti i angazhimit të palëve të interesuara dhe shqyrtimi i ankesave Pas përshkrimit të aktiviteteve të angazhimit të palëve të interesuara të bërë gjatë fazave të planifikimit dhe zbatimit të PVZH-së së Shalës, mund të thuhet se konsultimi dhe pjesëmarrja për PVZH-në e Shalës në shumicën e rasteve ka qenë i kënaqshëm. Arsyet kryesore për të mbështetur këtë konkluzion janë:  Familjet kanë marrë pjesë aktive në përcaktimin e piketave kryesore të zhvendosjes, ashtu si janë përcaktuar në standardet ndërkombëtare, si:13 o Arritja e marrëveshjes në datën e ndërprerjes së të drejtës (2011) o Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë, në anketën socio-ekonomike dhe në anketën për asetet (2011) o Hartimi dhe dakordimi me kornizën e kompensimit (2011) o Përcaktimi i normave të kompensimit (2011) o Dakordimi për ndarjen e parcelave (2012) o Nënshkrimi i marrëveshjeve individuale me familjet (2012) 13 Duhet theksuar se MMPH ka zhvilluar konsultime me komunitetin e Hades që nga viti 2006, shumë para përgatitjes së PVZH-së për lagjen Shala, përfshirë konsultimet për përzgjedhjen e lokacionit për tu vendosur në Shkabajn e Ri nga tri lokacione alternative në vitin 2006. Qershor 2016 rePlan Inc. 31 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë o Ftesa për pjesëmarrje në verifikimin e infrastrukturës për zhvendosje, të cilën ata e refuzuan (2013)  MMPH dhe KEK-u vazhdimisht u janë përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të paraqitura nga familjet në lidhje me procesin e zhvendosjes; dhe  MMPH dhe akterët relevantë kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të arritur marrëveshje në të gjitha fushat, veçanërisht në çështjet komplekse si ndarjet e parcelave, për të cilat u nevojit një proces 11 mujor i negocimit Sa i përket Mekanizmit për Shqyrtimin e Ankesave, në PVZH-në e Shalës 2011 (f. 13) thuhet se "Në vitin 2010 MMPH-ja ka krijuar një komision për ankesa, për të trajtuar ankesat lidhur me programin e zhvendosjes së lagjes Shala, i cili përbëhet nga 13 persona, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit vlerësues fillestar që e ka bërë vlerësimin e pronës. Komisioni përbëhet nga anëtarë nga MMPH, Komuna e Obiliqit, Ministria e Financave dhe KEK-u. Ankesat mund të parashtrohen nga cilido individ apo grup i individëve që ka ndonjë brengë apo ankesë lidhur me programin e zhvendosjes, përfshirë ndikimet e aktiviteteve aktuale apo të planifikuara të projektit, saktësinë e të dhënave lidhur me asetet dhe aktiviteteve të anëtarëve të ekipit. Ankesat shqyrtohen nga Komisioni pas grumbullimit të një numri prej 15-20 ankesash apo çdo 15 ditë, cilado që të ndodhë e para. Në përfundim të procesit të shqyrtimit, shënimet e vendimit iu dërgohen palës ankuese. Vendimi mund të shpejtoj veprime korrigjuese nga ana e Zyrës së Projektit Hade ose departamentet e tjera relevante në MMPH dhe KEK-ut. Në rastet kur ankuesi nuk është i kënaqur me zgjedhjen e propozuar, ankuesi është plotësisht në kuadër të të drejtave të tij për të ndjekur çështjen në sistemin gjyqësor të Kosovës.” Komisioni i ankesave i përshkruar më lart funksionoi dhe ishte efektiv në mes të viteve 2010 dhe 2012, e cila ishte periudha kur u arrit pajtimi në nivel të komunitetit për konsultimet dhe negociatat lidhur me përgatitjen e PVZH-së së Shalës dhe për përcaktimin e masave lehtësuese si dhe periudha kur u zhvilluan shumica e negociatave në nivel të ekonomive familjare. Në komisionin e ankesave të MMPH-së u regjistruan mbi 50 ankesa të parashtruara. Komisioni i ankesave pushoi punën pas arritjes së marrëveshjeve mbi kompensimin dhe ai u zëvendësua nga ndërveprimet më të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme në mes të pjesëtarëve të komunitetit, ndonjëherë përmes përfaqësuesve të tij, dhe Zyrës së Shpronësimit në MMPH. Për fat të keq, duke pasur parasysh natyrën përsëritëse të angazhimit dhe ecurinë e procesit e shqyrtimit të ankesave, ankesat e tilla dhe zgjidhjet përkatëse nuk ishin dokumentuar sistematikisht përmes një regjistri. Gjatë periudhës kur komisioni i ankesave ka funksionuar dhe më pastaj shumica e çështjeve janë zgjidhur përmes negociatave në mes të personave të prekur (PP). Shembuj se si ky proces i shqyrtimit të ankesave funksiononte drejtpërdrejt me MMPH-në përfshijnë faktin se pas pranimit të ankesave nga PP-të në lidhje me valëzimet në trotuaret e ndërtuara në Shkabaj të Ri, MMPH urdhëroi rindërtimin e tyre. Në mënyrë të ngjashme, MMPH-ja e kishte urdhëruar kontraktuesin e ngarkuar me ndërtimin e infrastrukturës në Shkabaj të Ri të bëj disa punë për të adresuar disa probleme, ndër të tjera, lidhur me bllokimin e kanalizimit dhe lidhjet me kanalizimin kryesor. Megjithatë, duhet të theksohet se përgjigja ndaj ankesave të ngritura nga PP-të shpesh marrin një kohë të gjatë për tu materializuar. Në këtë aspekt, rePlan ka identifikuar hapësirë për përmirësim në disa fusha të angazhimit të palëve të interesuara dhe shqyrtimit të ankesave, veçanërisht në lidhje me: Qershor 2016 rePlan Inc. 32 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë  Menaxhimin dhe dokumentimin e ankesave dhe kërkesave. rePlan ka vërejtur se gjatë fazës së zbatimit protokollet për adresimin dhe dokumentimin e ankesave nuk janë respektuar si duhet;  Disponueshmërinë dhe shpeshtësinë e informimit zyrtar në lidhje me operacionet minerare dhe zbatimin e zhvendosjes. rePlan-i ka identifikuar nevojën për rritjen e shpeshtësisë së angazhimit brenda një strategjia më të strukturuar për angazhimin e palëve të interesit në mënyrë që të minimizohen dezinformatat që do të mund të gjeneronin një kundërshtim të mëtejshëm të operacionit; dhe  Disponueshmërinë dhe shpeshtësinë e informimit zyrtar në lidhje me aktivitetet ndërtimore për infrastrukturën në Shkabaj të Ri. Një prej shqetësimeve kryesore të shprehura nga banorët përmes angazhimeve formale dhe procesit të anketimit ka qenë mungesa e informatave lidhur me gjendjen e aktiviteteve ndërtimore në një lokacion të ri të vendosjes. 3.3.2 Përshtatshmëria e Kornizës së Kompensimit Korniza kompensimit e zbatuar si pjesë e PVZH-së së Shalës është konsideruar e përshtatshme sa i përket kritereve të përcaktuara për kualifikim dhe të drejtat [në kompensim]. Më poshtë është dhënë një analizë e shkurtër e arsyeve që justifikojnë këtë vlerësim. Kriteret e kualifikimit ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare (PO 4.12) dhe me rregulloret vendore:  Të gjitha strukturat e banimit dhe jo të banimit të regjistruara gjatë fazës së inventarizimit të aseteve kualifikoheshin për kompensim;  Kualifikimi i familjeve është përcaktuar sipas posedimit të titujve mbi tokën ose interesave të verifikueshme mbi tokën, siç përcaktohet në Ligjin e Kosovës për Shpronësim. Siç u theksua më lart, në fund të procesit të zhvendosjes, të gjitha familjet e anketuara në lagjen Shala i posedonin tituj pronësorë mbi tokën;  Të gjitha aktivitetet bujqësore plotësuese për vetë-konsum po ashtu me të drejtë u konsideruan për kompensim, dhe;  Aktivitetet komerciale të zhvilluara në zonën e prekur po ashtu u morën parasysh për kompensim. Sa i përket normave të kompensimit dhe të drejtave, PVZH e Shalës po ashtu ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare duke:  Përfshirë dhe arritur marrëveshjen me popullsinë e prekur për normat dhe të drejtat e kompensimit;  Promovuar kompensimin në natyrë si alternativë e preferuar për kompensim gjatë negociatave, por duke ofruar edhe alternativa të tjera që përfshinin kompensimin monetar dhe vetë-ndërtimin;  Njohur natyrën kryesisht rezidenciale të shumicës së parcelave të tokës së prekur dhe duke siguruar që kompensimi në natyrë për tokën të pasqyrojë madhësitë e përshtatshme për banorët;  Qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare lidhur me kompensimin monetar duke marrë parasysh vlerën e aseteve zëvendësuese, përfshirë tokën, të korrurat dhe strukturat. Qershor 2016 rePlan Inc. 33 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Përkundër përshtatshmërisë së përgjithshme të planifikimit dhe zbatimit të kornizës së kompensimit në PVZH-në e Shalës, janë disa fusha që kanë hapësirë për përmirësim në zhvendosjet e ardhshme. Standardet ndërkombëtare tërheqin vërejtjen kundër zhvendosjes së përkohshme për shkak të efekteve potenciale negative të shtuara që mund të shkaktojë. Në këtë rast, KEK-u detyrua të përdorë ndihmën për zhvendosjen e përkohshme për të minimizuar ndikimet në disa familje në lagjen Shala. Zhvendosja e përkohshme duhet të shmanget duke bërë planifikimin e zhvendosjes me kohë të mjaftueshme në dispozicion. Një praktikë tjetër që konsiderohet e papërshtatshme në zbatimin e kornizës së kompensimit, dhe që do të duhet të korrigjohet për zhvendosjet e ardhshme, i referohet fushës së zbatimit të kompensimit të përkohshëm të qirasë në disa raste. Siç është cekur më herët, 63 familje duhej zhvendosur fizikisht nga lagjja Shala dhe ata u përcaktuan për të marrë kompensim në të holla në vlerë zëvendësuese ose kompensim në të holla dhe të zhvendosen vet. Nga 63 familje, 52 u përcaktuan për para të gatshme dhe për parcelë në Shkabaj të Ri dhe 11 për kompensim në të holla dhe të zhvendosen vet. Nga 52 familjet që u përcaktuan për parcelë të re për të rindërtuar shtëpitë e tyre, 21 u desh të zhvendosen përkohësisht në janar të vitit 2012 sepse ishin identifikuar se gjendeshin në një zonë të rrezikut dhe për këtë arsye kishin të drejtë në kompensim për zhvendosje të përkohshme "deri në katër muaj pasi të ishte e mundur qasja në parcelat zëvendësuese (për ndërtim)” në Shkabaj të Ri (d.m.th prej janarit 2012 deri në prill 2014). 31 familjet e mbetura që nuk duhej të zhvendoseshin në janar 2012, por që ishin përcaktuar për një parcelë në Shkabaj të Ri gjendeshin në një zonë që zyrtarisht konsiderohej të jetë e sigurt për shfrytëzim dhe kështu ata u lejuan zyrtarisht të qëndrojnë atje dhe të zhvendosen në një fazë të mëvonshme. Megjithatë, këto familje konsideruan se kushtet e jetesës ishin të papranueshme për shkak të ndikimeve të operacioneve (ndërprerjes së shërbimeve publike, zhurmës, dridhjeve, ndotjes, etj) dhe ata u larguan në shtator 2013. 11 familjet që u përcaktuan të zhvendoseshin vet mund ta bënin këtë në çdo kohë me kompensimin që kishin marrë, por 31 familjet e mbetura që ishin përcaktuar për parcelën e re në Shkabaj të Ri duhej të investonin mjetet e tyre për tu larguar dhe për të jetuar deri sa Shkabaj i Ri të konsiderohej zyrtarisht i gatshëm për fillimin e ndërtimit (dhjetor 2013) dhe derisa shtëpitë e tyre të reja të mund të ishin gati (prill 2014). Edhe pse KEK-u nuk i detyrojë këto familje që të largohen jashtë pjesës së mbetur të lagjes Shala, largimi i tyre nga zona ishte pasojë e ndikimeve të operacioneve minerare afër Hades. Duhet theksuar se nuk ka pasur studime formale nga ana e KEK-ut apo MMPH-së për të vërtetuar këto pretendime të familjeve. Sido që të jetë, për të ruajtur konsistencën me politikat për kompensim të përkohshëm të përcaktuara në PVZH për familjet e tjera të zhvendosura përkohësisht, si praktikë e mirë, edhe këtyre familjeve është dashur tu jepet ndihma për zhvendosje të përkohshme. 3.3.3 Sigurimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së komunitetit në Shkabaj të Ri Sa i përket infrastrukturës së komunitetit, sipas PVZH-së së Shalës f. 11 "Plani i përgjithshëm i sistemeve të infrastrukturës zëvendëson infrastrukturën ekzistuese në zonën e ndikimit të projektit, duke përmirësuar standardin e cilësisë. Rrugët dhe trotuaret do të stabilizohen me zhavorr të duhur për shtrimin e rrugëve (i planifikuar për vitin e dytë të ndërtimit të fshatit të zhvendosur). Të gjitha rrugët do të kenë kanale drenazhi të kapacitetit të duhur për të thithur ujerat. Komuniteti i zhvendosur do të lidhet me ujë të pijshëm në shkallë komuniteti dhe me sistemet ujore sanitare. Sistemi do të përfshijë lidhjen e shtëpive me një kanal të madhësisë standarde për ujërat e mbetura që do të lidhet me një fabrikë për trajtimin e ujërave të mbetura. Komuniteti i zhvendosur do të lidhet me rrjetin lokal të energjisë elektrike. KEK-u do të mundësojë këtë lidhje nëpërmjet një nën-stacioni të ri. Energjia elektrike do të shpërndahet nëpërmjet një rrjeti të kabllos ajrore për secilin përdorues.” Qershor 2016 rePlan Inc. 34 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Në dhjetor 2013, Komisioni Verifikues ka verifikuar përfundimin zyrtar të punimeve që lidhen me infrastrukturën e komunitetit siç përcaktohet në PVZH Shala, duke përfshirë: asfaltimi i rrugëve kryesore me drenazhim dhe rrugët dytësore me zhavorr; trotuare për këmbësorë (pjesët e së cilës janë rindërtuar në përgjigje të kërkesave të komunitetit); rrjeti i kanalizimit dhe drenazhit, dhe lidhja e parcelave në kanalizim, ujë dhe energji elektrike. Përfaqësuesit e komunitetit hodhën poshtë deklaratën e Komisionit Verifikues për përfundimin e punëve në Shkabaj të Ri. Përfaqësuesit argumentuan se ata ishin të përjashtuar nga vizitat e verifikimit, edhe pse ata ishin ftuar për të marrë pjesë si vëzhgues të cilën gjë ata e refuzuan, dhe konsideruan se disa punë të infrastrukturës ishin ende të papërfunduara (rrugët dytësore, ndriçimi publik, ndër të tjera). Sipas MMPH-së, ato punë të tjera, që nuk janë përfshirë në PVZH-së së Shalës, do të zbatohen në një fazë të mëvonshme të zhvillimit dhe zgjerimit të Shkabajt të Ri. Kjo është komunikuar edhe dokumentuar si pjesë e takimeve dhe konsultimit publik PVZH 2011; megjithatë, deri më sot, nuk ka buxhet të veçantë për punë të tilla. Siç u tha në pjesën 2.1, ka pasur probleme me pjesë të vogla të sistemit të ujërave të zeza e që ka prekur disa familje. Disa probleme me elemente të infrastrukturës së komunitetit (p.sh. ndërprerja e lidhjes me ujë, kanalizim dhe energji elektrike afërsisht për 15 parcela) filluan të vijnë pas raportit të Komisionit Verifikues në dhjetor 2013 dhe shumica ishin rregulluar nga prill 2014. Disa çështje që kanë të bëjnë me një pjesë të sistemit të kanalizimit tek tri familje u identifikuan sërish në qershor 2015 dhe u korrigjuan në korrik 2015, por nga tetori 2015 u rishfaqen përsëri. Disa çështje janë ngritur nga komuniteti dhe përmes raporteve të monitorimit të zhvendosjes tek MMPH-ja. Përveç kësaj, komuniteti edhe është ankuar dhe ka kërkuar shtrimin e rrugëve dytësore me asfalt, sepse ato vazhdimisht janë në gjendje të keqe për shkak se familjet që nisin punimet e ndërtimit kryejnë edhe lidhjen në sistemin e kanalizimit dhe periudhat me shi kanë përkeqësuar gjendjen e këtyre rrugëve. Në përgjigje të ankesave të komunitetit, MMPH-ja ka shtruar me zhavorr rrugët dytësore për të përmirësuar gjendjen e rrugëve. PVZH e Shalës gjithashtu thekson se "KEK-u dhe MMPH-ja do të punojë me ekonomitë familjare të prekura nga projekti dhe komunën e Obiliqit për të përcaktuar procedurat realiste dhe të mbështetura mirë të funksionimit dhe mirëmbajtjes së aseteve të reja në fshatin e zhvendosur. Përgjegjësitë e secilit pronar shtëpie janë si ato të qyteteve të organizuara, siç janë pagesa e taksës mbi pronë dhe pagesa e shërbimeve infrastrukturore për ujë, kanalizim dhe energji elektrike. Ekonomitë familjare do të bartin vetë këto shpenzime, pra në mënyrë të pavarur nga ky PVZH." Sipas informatave në dispozicion përgjegjësia për mirëmbajtjen e infrastrukturës ekzistuese në Shkabaj të Ri i takon si vijon::  KEDS: për lidhjen në rrjetin elektrik dhe lidhjen në nivel amvisërie.  Komuna e Obiliqit: për rrugët dhe trotuaret.  Kompania Rajonale e Ujit (KRU): për lidhjen në ujësjellës dhe kanalizim. Megjithatë, ekziston një paqartësi sa i përket gamës së përgjegjësive për të siguruar funksionimin e infrastrukturës së komunitetit në Shkabaj të Ri dhe vonesa në përgjigje në ankesat e familjeve të prekura. Qershor 2016 rePlan Inc. 35 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 4 KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET 4.1 Përmbledhje e çështjeve të pazgjidhura Grupi i vlerësimit ka bërë disa vizita në terren dhe ka zhvilluar intervista joformale me popullatën që jeton në vendin e rivendosjes në Shkabajn e Ri që nga tetori i vitit 2013. Ky informacion, i paraqitur në mënyrë të detajuar në raportet e monitorimit mbulon periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2014, përveç rezultateve nga studimi socio-ekonomik i zhvilluar në qershor-korrik 2015 si pjesë e këtij raporti dhe informacioneve të mbledhura deri në shkurt të vitit 2016 kanë informuar përpilimin e përmbledhjes së mëposhtme të çështjeve të pazgjidhura: a) Lidhja me energji elektrike për Shkabajn e Ri: Leja e përkohshme e lëshuar nga Shërbimi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) për të lidhur Shkabajn e Ri me një nënstacion të vendosur në Shkabaj plotëson nevojën aktuale, por kjo është zgjidhje e përkohshme dhe kjo ishte vendosur të skadojë në korrik të vitit 2015. Edhe pse afati ka kaluar asnjë veprim nuk është ndërmarrë nga KEDS në mënyrë që lidhja të mbetet funksionale. Zgjidhja e përhershme, e cila përfshin lidhjen me një nënstacion tjetër që gjendet në afërsi, duhet të zbatohet në mënyrë që akomodimi i banorëve nga zhvendosjet e ardhshme; b) Ujërat e zeza: 3 familjet që kanë përfunduar punët ndërtimore në fshatin e rivendosjes nuk ishin vendosur në shtëpitë e tyre të reja për shkak të problemeve që lidhen me sistemin e ujërave të zeza. Çështja e ujërave të zeza u zgjidh në korrik 2015. Dy nga këto 3 familje janë vendosur në Shkabajn e Ri. Familjet argumentojnë se këto probleme lindin nga fakti se rrugët dytësore nuk janë të asfaltuara dhe për këtë arsye nuk e mbrojnë në mënyrë të përshtatshme infrastrukturën nëntokësore nga amortizimi; c) Rrugët dytësore: Sipas PVZH-së Shalës fq. 11 "Rrugët dhe trotuaret do të stabilizohen me zhavorr të duhur për asfaltimin e rrugëve (i planifikuar për vitin e dytë të ndërtimit të fshatit të zhvendosjes)." Prandaj kjo deklaratë konfirmon se PVZH e Shalës është zotuar të stabilizoj vetëm rrugët dytësore me zhavorr për këtë fazë të zhvillimit, duke lënë punën bazike të gatshme për shtrimin e atyre rrugëve gjatë fazës së dytë të ndërtimit për zhvendosjet e ardhshme. Në këtë aspekt, mund të argumentohet se zotimi është përmbushur nga MMPH. Megjithatë, gjatë aktiviteteve monitoruese të zhvilluara ndërmjet 2013 – 2016, rePlan-i ka identifikuar mosshtimin e këtyre rrugëve dytësore si rrezik potencial për dëmet në infrastrukturën e ndërlidhur të lokacionit siç janë drenazhi/kanalizimi dhe qasja në garazhe. Këto dëme kanë mundësi të shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për popullatën e cila tani jeton në Shkabajn e Ri. Prandaj rePlan-i rekomandon përshpejtimin e planeve për shtrimin e rrugëve dytësore në Shkabajn e Ri; d) Përdorimi i paautorizuar i shërbimeve: Të dy raportet e monitorimit kanë bërë të ditur se ka prova të përdorimit të paautorizuar të shërbimeve publike në Shkabajn e Ri nga disa familje (p.sh. disa janë të lidhur direkt me gypin kryesor të ujit) dhe disa të tjerë janë lidhur pa pasur ujëmatës); e) Zbatimi i ligjit të ndërtimit: Raporti i dytë i Monitorimit bënë të ditur se zbatimi i praktikave të ndërtimit, që është përgjegjësi e Komunës së Obiliqit, për të siguruar që shtëpitë e respektojnë ligjit e ndërtimit nuk është duke u zhvilluar siç u planifikua në PVZH. Kjo mbikëqyrje është veçanërisht me rëndësi kur diskutohen lidhjet individuale të ujit dhe energjisë elektrike nga secila parcelë në infrastrukturën e komunitetit. Këto lidhje individuale janë përgjegjësi e familjeve Qershor 2016 rePlan Inc. 36 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë individuale. Nëse këto lidhje nuk bëhen si duhet, mund të pasojnë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturën e komunitetit (d.m.th., ujë, kanalizim), të cilat mund të rezultojnë në vështirësi edhe më të mëdha për komunitetin në tërësi; dhe f) Angazhimi i palëve: i) Ankesat nuk janë të dokumentuara e as të trajtuara si duhet nga agjencitë qeveritare zbatuese siç kërkohet me PVZH-në e Shalës dhe standardet ndërkombëtare; ii) Duhet të bëhet dokumentimi i duhur i aktiviteteve të angazhimeve të palëve të interesuara gjatë zbatimit, siç është bërë gjatë fazës së planifikimit; dhe iii) Popullata e zhvendosur ka shprehur pasiguri në lidhje me aktivitetet e ardhshme të zgjerimit të mihjes që po ndodhin në këtë zonë dhe ka kërkuar informacion të mëtejshëm; dhe iv) Janë ende 26 familje që kanë marrë leje ndërtimi, por që nuk kanë filluar ndërtimin e shtëpive të tyre zëvendësuese. Është e rëndësishme për t'u angazhuar veçanërisht me këto familje për të kuptuar nëse ka ndonjë pengesë që pengon ndërtimin dhe të ndihmohen në tejkalimin e tyre, ose nëse kanë vendosur që të lëvizin diku tjetër. 4.2 Rekomandimet për zhvendosjen e Shalës Rekomandimet e mëposhtme për Qeverinë për tu përgjigjur drejtpërdrejt në çështjet e pazgjidhura e të identifikuara në seksionin e mëparshëm dhe kanë për qëllim të sigurojnë përmbylljen e duhur dhe qëndrueshmërinë lokacionit Shkabaj i Ri dhe popullsisë së saj. Çështja Veprimi a) Lidhja afatgjate e Planifikoni dhe zbatoni lidhjen e rrjetit energjetik të komunitetit me qëndrueshme e energjisë nënstacionin e duhur dhe me leje përkatëse nga KEDS për të për Shkabajn e Ri siguruar furnizim të ardhshëm me energji elektrike për banorët e zhvendosur në këtë vendbanim. b) Problemet me pjesë të Angazhohuni me agjencinë përkatëse (Kompaninë e Ujësjellësit kanalizimit Rajonal - KUR) për të sanuar problemet me kanalizimin në pjesët e prekur. c) Përdorimi paautorizuar i Angazhohuni me agjencitë përkatëse (p.sh. KEDS, KUR, Komunën) shërbimeve komunale për të siguruar lidhjen e duhur të të gjitha familjeve. d) Asfaltimi i rrugëve dytësore Planifikoni, buxhetoni dhe realizoni asfaltimin e të gjitha rrugëve dytësore ku familjet kanë ndërtuar shtëpitë në Shkabajn e Ri e) Mbikëqyrja e standardeve Kërkoni që Komuna e Obiliqit të vërtetoj sa adekuate janë ndërtimet të ndërtimit aktuale në Shkabajn e Ri dhe të mbikëqyr çdo ndërtim të ardhshëm. f) Angazhimi i palëve me i) Themeloni sërish Mekanizmin për Shqyrtimin e Ankesave për interes dhe zgjidhja e të dokumentuar dhe përcjell brengat e komunitetit të prekur; ankesave ii) Mbani protokollet e duhura dhe dokumentacione tjera për të gjitha angazhimet me komunitetin e prekur; iii) Programoni angazhime të rregullta formale me PP-të për t'i informuar ata për zhvillimet kryesore dhe lehtësoni formalizimin e një organizate të komunitetit që do mund të mbikëqyrte Qershor 2016 rePlan Inc. 37 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë funksionimin aktual në Shkabajn e Ri dhe mbikëqyrte zhvillimet e ardhshme, dhe; iv) Angazhohuni me PP-të për të identifikuar nëse ka ndonjë pengesë (reale dhe të perceptuar) për ata që ndërtojnë shtëpitë e tyre në Shkabajn e Ri dhe të adresojnë barrierat e tilla. 4.3 Konkluzioni për zhvendosjen e lagjes Shala Raporti Përmbylljes i hartuar nga rePlan si pjesë e kujdesit të duhur për Zhvendosjen e lagjes Shala arrin në përfundimin se edhe pse shumica e aktiviteteve të paraqitura në PVZH-në e Shalës janë planifikuar dhe realizuar në përputhje me PO 4.12 të BB-së, ka disa fusha të përshkruara më lartë në seksionin 4.2, ku duhet të ndërmerren veprimet për të siguruar pajtueshmërinë me PVZH-në e Shalës dhe të tjerat që duhet të merren parasysh si mësimet e nxjerra për zhvendosje në të ardhmen të cilat janë përshkruar në seksionin 4.4 më poshtë. Në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e kompensimit, PVZH e Shalës është në pajtueshmëri me parimet e përcaktuara në PO 4.12 të BB-së në lidhje me njohjen e të drejtave dhe kompensimin e pasurive në natyrë, kur është e përshtatshme, dhe me vlerën e zëvendësimit në të holla kur është e nevojshme. Hulumtimi socio-ekonomik i kryer si pjesë e këtij raporti tregon se, në përgjithësi popullsia e zhvendosur të paktën i ka mbajtur, në mos përmirësuar, kushtet e tyre të jetesës në krahasim me kushtet para- zhvendosjes. Veçanërisht krahasuar me familjet të cilat kanë qenë të zhvendosura fizikisht dhe që tashmë janë vendosur në Shkabajn e Ri, ka prova të qarta për përmirësimin e qasjes në shërbime publike dhe infrastrukturë më të mirë, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Për më tepër, popullsia e përgjithshme, të zhvendosur fizikisht dhe ekonomikisht, tregon shkallë më të lartë të punësimit dhe përmirësim të kushteve të jetesës sesa në vitin 2011. Të dhënat e anketës tregojnë se një pjesë më e madhe e popullsisë tani ka parcela më të mëdha të tokës për banim, ku ata mund të ushtrojnë bujqësinë plotësuese për konsum vetanak (p.sh. kopshte perimesh) se sa në vitin 2011. Vizitat në terren kanë konfirmuar gjithashtu se familjet që tani jetojnë në Shkabajn e Ri janë duke mbjellë të korrura në parcelat e tyre të banimit (shih Shtojca A). Qasja në shërbimet sociale, si kujdesi shëndetësor dhe shkollimi janë përmirësuar dhe janë brenda normave për zonat urbane në Kosovë. Për më tepër, anketa e zhvilluar si pjesë e këtij studimi zbuloi se nuk ka dallime të rëndësishme në nivelet e mirëqenies në mes të familjeve që tashmë jetojnë në Shkabaj të Ri dhe atyre që zgjodhën të jetojnë në zona të tjera. Në përfundim, ne konstatojmë se mjetet dhe kushtet e jetesës të paktën janë rikthyer dhe në disa raste janë përmirësuar për PP-të. 4.4 Rekomandimet për zhvendosjet e ardhshme Në vijim janë rekomandimet kyçe që u janë paraqitur agjencive zbatuese të qeverisë për zhvendosjet e ardhshme në zonë:  Përdorni angazhim të drejtpërdrejtë dhe të strukturuar me popullsinë - Kjo do të shërbejë si një mjet kyç për të menaxhuar pritshmëritë. Pasiguria shpie drejt spekulimit dhe mosbesimit; Qershor 2016 rePlan Inc. 38 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë  Nxirrni mësimet e duhura lidhur me procesin e zhvendosjes së Shalës për të informuar një rishikim të mundshëm të legjislacionit, politikës dhe praktikës së zhvendosjes në Kosovë - rePlan rekomandon mbajtjen e një punëtorie për zhvendosje duke u fokusuar në diskutimin se si mësimet e nxjerra në Shalë duhet të barten direkt në proceset e ardhshme të zhvendosjes të planifikuara nga KEK-u apo nga qeveria;  Siguroni që përgjegjësia për planifikimin dhe zbatimin e zhvendosjes të jetë e ndarë në mënyrë të qartë me qëllim të rritjes së përgjegjshmërisë dhe efikasitetin në ekzekutim, është me rëndësi që zhvendosjet e ardhshme në Hade të zbatohen nga një agjenci e përcaktuar qartë që merr përgjegjësinë e plotë për planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të dakorduara. Disa nga sfidat e hasura në PVZH-në e Shalës lindin nga mungesa e qartësisë rreth përgjegjësisë për zbatimin e aktiviteteve të angazhimit ose të ndërtimit;  Filloni me kohë planifikimin e zhvendosjes - Për të shmangur nevojën për zhvendosje të përkohshme. Përvoja ndërkombëtare ka treguar se zhvendosja e përkohshme si pjesë e procesit të zhvendosjes shpesh ka ndikime domethënëse negative në popullatën e prekur dhe për këtë arsye e konsiderohet si praktikë e papranueshme në kontekste të zhvendosjes;  Shmangeni zhvendosjen e përkohshme – KEK-u duhet të shmang nevojën për zhvendosje të përkohshme në të ardhmen duke iniciuar më herët fazat e planifikimit për zhvendosje dhe të sigurohet se do ndiqen praktikat më të mira sa i përket angazhimit, kompensimit dhe shpërndarjes së aseteve në natyrë;  Sqaroni të drejtat e kompenzimit për qira - agjencia zbatuese duhet të qartësojë në PVZH-në e ardhshme fushën e aplikimit dhe detajet në lidhje me kualifikimin, kriteret dhe kohëzgjatjen e kompensimeve për qira nëse nuk mund të shmangen zhvendosjet e përkohshme. Për zhvendosjet e ardhshme duhet të vlerësohet dhe të sqarohet se çfarë duhet të jenë kriteret specifike për të përcaktuar se kur duhet të ndërpritet pagesa e kompensimit të tillë; bazuar në një datë apo ndodhi të paracaktuar (p.sh. qasja në parcelat ndërtimore), ose për aq kohë sa ajo konsiderohet e përshtatshme për të siguruar që është zbutur çdo ndikim;  Menaxhimi dhe pagesa e kompensimeve të përkohshme - Në rast se pagesa e kompensimeve të përkohshme është e nevojshme sigurohu që të ketë barazi të pagesës së përfitimeve dhe përcaktim dhe rishikim të qartë të kritereve kualifikuese;  Verifikimi i përfundimit të punimeve në Shkabajn e Ri - Përfshirja e drejtpërdrejtë e familjeve në përcaktimin e përfundimit të punimeve të ardhshme të infrastrukturës duhet të inkurajohen fuqimisht për të shmangur dallimet në interpretime;  Krijoni një sistem të duhur të menaxhimit të informacionit - Kjo me qëllim që të dokumentohen informacionet historike, përkushtimet dhe angazhimet e PVZH-së;  Plotësoni mundësitë e punësimit me aktivitete të tjera ndihmëse të jetesës – Trajnimet në njohuri financiare, aftësi teknike ose aktivitete bujqësore mund të mbështesin krijimin e mjeteve të alternative jetesës të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e varësisë nga punësimi në KEK; dhe  Zgjerimi i Shkabajt të Ri për të pranuar vendosjet e ardhshme - Nevoja për të avancuar me aktivitetet përfundimtare "jo-thelbësore" të ndërtimit në Shkabajn e Ri (ndriçimi publik, parku, dhe varrezat). Rekomandohet që MMPH apo KEK të angazhojnë kontraktuesit për të avancuar në Qershor 2016 rePlan Inc. 39 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë ndërtimin e infrastrukturës jo-thelbësore në muajt në vijim dhe për tua komunikuar orarin e parashikuar të implementimit palëve të interesit nëpërmjet një procesi formal të konsultimit. Gjithashtu rekomandohet rishikimi i buxhetit të disponueshëm për realizimin e këtyre aktiviteteve përfundimtare të ndërtimit 4.5 Mësimet e nxjerra për përmirësimin e Kornizës së Politikave të Zhvendosjes për Fushën e Re të Mihjes (2011) Korniza e Politikave së Zhvendosjes (KPZH) për Fushën e Re të Mihjes, e miratuar nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2011, përcakton procedurat dhe politikat e kompensimit që duhet ndjekur nga zgjerimi i mihjes që kërkon shpronësimin e tokës në Fushën e Re të Mihjes. Qeveria e Kosovës është angazhuar që të përdor KPZH-në për të rregulluar rivendosjen e njerëzve të cilët mund të zhvendosen nga zgjerimi i mihjeve brenda Fushës së Re të Mihjes, duke përfshirë obligimin e përgatitjes së lokacionit sipas specifikave të PVZH-së, në përputhje me KPZH-në, para vendosjes. KPZH u krijua në këtë mënyrë për të adresuar mangësitë në politikat e zhvendosjes siç përcaktohet në Ligjin e Shpronësimit në Kosovë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare dhe veçanërisht Politikës Operacionale 4.12 të Bankës Botërore mbi Përvetësimin e Tokës dhe Zhvendosjen. Siç ishte mandatuar nga KPZH, Plani i Veprimit për Zhvendosjen e lagjes Shala (PVZH) është hartuar në përputhje me PO 4.12 për të autorizuar dhe zbatuar marrëveshjet e arritura me popullatën e prekur në lidhje me zhvendosjen e Lagjes Shala të fshatit Hade. PVZH e Shalës është finalizuar dhe bërë publike në tetor të vitit 2011. Çfarë pason është një analizë e shkurtër e përmirësimeve që mund të bëhen në KPZH bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i PVZH-së së Shalës, si dhe ndryshimet në rrethanat e informimit për përgatitjen e tij në vitin 2011.  KPZH duhet të përmirësohet që të: o Pasqyrojë që marrëveshjet institucionale pas privatizimit fillimisht të parashikuara në KPZH nuk janë më të rëndësishme. Pasi që privatizimi i operacioneve minerare nuk ka ndodhë dhe as nuk do të ndodhë, siç është supozuar kur është përgatitur KPZH, rolet e gjithë akterëve duhet të rishikohet për të reflektuar realitetin aktual; o Kërkojë dokumentim të përpjekjeve të ndërmarra për të shmangur nevojën për zhvendosje të pavullnetshme; o Zëvendësohet shprehja shpronësim kudo që është e përshtatshme me konceptin e zhvendosjes së pavullnetshme. KPZH duhet të përmend se përderisa shpronësimi i ligjshëm i përdorimit të tokës i bazuar në domenin eminent vërtetë mund të bëhet në Zonën e Interesit të Veçantë, theksimi më i madh i vlerës (si për pronarin e Projektit/Qeverinë dhe personat e prekur) së marrjes së të drejtës mbi tokën përmes zgjidhjeve të negociuara do ndihmonte në ilustrimin më të mirë të procesit të planifikimit të zhvendosjes të parashikuar në KPZH. KPZH-ja duhet të qartësojë se shpronësimi i ligjshëm i tokës duhet të konsiderohet si mjet i fundit, pas dështimit të dokumentimit të mirë, negociatave në mirë-besim për blerjen e tokës; Qershor 2016 rePlan Inc. 40 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë o Të përmirësohen kërkesat e saj në përpjekjet për rikthimin e mjeteve të jetesës për të mbështetur palët e prekura; o Të kërkohet një vlerësim i kapaciteteve institucionale, si pjesë e çdo PVZH-je; dhe  KPZH-ja duhet të vendoset në si duhet në kuadër të kornizës rregullatore për zhvendosje në Kosovë. Aktualisht, disa institucione e shohin KPZH-në si një dokument që nuk ka të drejtën ligjore që e ka Ligji i Shpronësimit, dhe për këtë arsye mund të ngurrojnë ta zbatojnë atë. Ky interpretim lë aplikueshmërinë e KPZH-së të hapur për kundërshtim. Qershor 2016 rePlan Inc. 41 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë SHTOJCA A – PËRMBLEDHJE E GJETJEVE TË ANKETËS SË QERSHORIT 2016 Në përpjekje për të rritur madhësinë e mostrës së familjeve të zhvendosura që janë anketuar në qershor-korrik 2015, në qershor 2016 u realizua një periudhë e dytë e anketimit. Anketa e dytë përfshiu katër familje që nuk ishin anketuar më përpara. Kjo rezultoi me një madhësi të përgjithshme të kombinuar të mostrës prej 43 nga 93 familjet e prekura. Dy faktorë kyç u përdorën si informatë për vendimin e ekipit studimor që të mos i integrojë gjetjet e anketës së dytë në gjetjet e anketës fillestare të detajuara në përmbajtjen e këtij raporti dhe që t’i përfshijë ato në një Shtojcë. Këto përfshijnë:  Kohën e anketës: Rezultatet e anketës paraqesin një “fotografi çasti” të kushteve socio- ekonomike të familjeve dhe si të tilla, mund të ndryshojnë. Meqë anketa e dytë është zhvilluar një vit pas anketës fillestare, gjetjet nuk mund të konsiderohen drejtpërdrejtë të krahasueshme me ato të anketës fillestare prandaj duhet të përmblidhen ndarazi.  Madhësinë e vogël të mostrës: Madhësia e vogël e mostrës së këtij përditësimi e bën të dhënat të cenueshme nga gabimet. Megjithatë, siç u theksua më lartë, natyra homogjene e popullatës së anketuar i mundëson ekipit studimor që të trajtojë rezultatet si përfaqësuese. Në balancimin e rrezikut për gabim më të madh dhe potencialit për të arritur rezultate më gjithëpërfshirëse, ekipi i studimit është përcaktuar të menaxhojë gabimin. Gjetjet kryesore nga këto katër vrojtime plotësuese janë përmbledhur si vijon:  Të katër anketat e përfshira në mostrën e qershorit 2016 janë nga grupi i familjeve të prekura të zhvendosura fizikisht. Tri prej tyre banojnë në komunën e Obiliqit dhe njëra në Fushë Kosovë.  Të katër familjet e anketuara janë përcaktuar për parcelë zëvendësuese dhe të katërtat kanë aplikuar dhe kanë marrë lejet e ndërtimit në Shkabajn e Ri. Asnjë prej familjeve të anketuara nuk e ka filluar ndërtimin në Shkabajn e Ri.  Tri prej këtyre familjeve (75%) kanë deri në 5 anëtarë të familjes dhe një familje (25%) i ka 10+ anëtarë të familjes. Gjysma e të gjithë anëtarëve të këtyre familjeve janë femra. Mosha mesatare e anëtarëve të familjeve të anketuara është 38.6 vjeçare.  Asnjë nga familjet nuk kanë raportuar se kanë ndonjë kufizim për të shkuar në shkollë. Gjysma ë të anketuarve e kanë raportuar cilësinë si kufizim kryesor për qasje në kujdes shëndetësor, ndërsa gjysma tjetër nuk kanë raportuar ndonjë kufizim. Shtatëdhjetë e pesë për qind e familjeve e kanë raportuar mungesën e tokës si kufizim për prodhimin e ushqimit dhe 25% raportuan cilësinë e dheut (tokës) si kufizim.  Nga katër kryefamiljarët e anketuar, dy kishin vend të përhershëm të punës (në industrinë e mihjes, gjegjësisht në një kompani të sigurimit), njëri ishte në pension dhe tjetri i papunë.  Nga të gjithë anëtarët e familjeve në katër familjet e anketuara, pothuaj gjysma (45%) nuk punonin dhe konsiderohen persona të varur. 25 % e anëtarëve të familjeve të anketuara ishin në Qershor 2016 rePlan Inc. 42 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë pension. Pesëmbëdhjetë për qind ishin në ndonjë lloj të marrëdhënies së punës përderisa 15% të tjerë nuk punonin por ishin duke kërkuar punë.  Gjysma e familjeve të anketuara (50%) raportuan të ardhura ndërmjet 101 dhe 205 Euro. Një e katërta e tyre kishin të ardhura ndërmjet 251 dhe 500 Euro dhe një e katërta tjetër kishte të ardhura mbi 750 euro. Gjysma e fitimeve vinin nga puna e rregullt, një e katërta e familjeve të anketuara merrnin pension dhe një e katërta merrnin të ardhura si rezultat i dhënies me qira të lokalit që e kishin në pronësi (shitore).  Mesatarisht, familjet e anketuara raportuan se më shumë se gjysma e buxhetit të tyre familjar (52.5%) shpenzohej në ushqim. Shpenzimi i dytë që është raportuar më së shumti ishin shërbimet komunale, të cilat mesatarisht marrin mbi 15% të buxhetit të familjeve (11% për energji elektrike dhe 4.25% për ujë), pasuar nga rrobat (7.5%), shërbimet mjekësore dhe ilaçet (6.75%), dhe transporti (5.5%). Mesatarisht, vetëm 2.5% e buxhetit familjar shpenzohet për shkollim.  Të gjitha familjet e anketuara raportojnë se nuk kanë kursime, ndërsa gjysma e familjeve të anketuara raportojnë se kanë marrë kredi në bankë.  Shtatëdhjetë e pesë për qind e familjeve të anketuara raportojnë të njëjtën gjendje ekonomike sikur një vit më parë, ndërsa një e katërta e tyre deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është më e keqe se një vit më parë.  Të gjitha familjet posedojnë të paktën 500 metra katrorë tokë. Një familje ka në pronësi edhe dy parcela të tjera, të dyja janë 500 metra katrorë. Të gjitha parcelat janë të regjistruara në zyrën e kadastrës në emrin e kryefamiljarit.  Mënyra parësore e transportit për një të katërtën e familjeve është transporti publik. Një 25% tjetër i familjeve raportojnë se mjeti i tyre parësor i transportit është vetura private.  Të gjitha familjet kanë qasje në ujin nga ujësjellësi në njësinë e tyre të banimit. Të gjitha familjet kanë qasje në telefon, qasje në rrymë dhe janë të lidhura me sistemin e kanalizimit.  Të gjitha familjet raportojnë se burimi kryesor i ngrohjes për ta është stufa e drurit. Siç është diskutuar në Seksionin 1.2.1 të këtij raporti, krahasimi i drejtpërdrejtë i këtyre gjetjeve të anketës (qershor 2016) me gjetjet e anketës paraprake (qershor-korrik 2015) është i kufizuar për shkak të distancës kohore prej një viti ndërmjet periudhave të analizës dhe madhësisë së vogël të mostrave. Megjithatë, gjetjet e anketës së dytë janë përgjithësisht në harmoni me ato të anketës së parë, siç është përmbledhur më poshtë:  Ndonëse të katër familjet e anketuara janë përcaktuar për parcelë zëvendësuese në Shkabajn e Ri dhe kanë marrë lejet e ndërtimit, asnjëra prej tyre nuk ka filluar ndërtim të çfarëdo lloji. Ngjashëm, anketa e parë kishte treguar se edhe pse 48 nga 53 familjet me parcela zëvendësuese kishin marrë lejet e ndërtimit, vetëm 22 prej tyre kishin filluar ndërtimin në kohën e anketës. Ekzistojnë vetëm dëshmi anekdotike se pse shumë familje nuk kanë filluar ndërtimin, siç paraqitet në detaje në Seksionin 3.1.  Profilet demografike të familjeve të anketuara në anketën e dytë janë të krahasueshme me ato të anketuara në qershor-korrik 2015. Anketa e dytë përfshinte një pjesë më të madhe të familjeve me deri në 5 anëtarë (75% krahasuar me 62.5% në anketën e parë); megjithatë Qershor 2016 rePlan Inc. 43 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë shpërndarja e përgjithshme e madhësisë së familjeve është konsekuente ndërmjet dy anketave. Shtatëdhjetë për qind e anëtarëve të familjeve të anketuar në qershor-korrik 2015 ishin nën moshën 39 vjeçare. Ngjashëm, në mesin e familjeve të anketuara në qershor 2016, mosha mesatare e familjes ishte 38.6 vjeçare.  Për dallim nga familjet e anketuara në periudhën qershor-korrik 2015, asnjë nga familjet e anketuara në qershor 2016 nuk ka raportuar se ka ndonjë kufizim për të shkuar në shkollë. Kufizimet për qasje në kujdes shëndetësor po ashtu ishin të ndryshme në mes të mostrave të anketuara, ku distanca ishte kufizimi kryesor për më shumë se 90% të familjeve në popullatën e anketuar në qershor-korrik 2015 dhe 50% kanë raportuar cilësinë si kufizim nga radhët e popullatës së anketuar në qershor 2016. Këto ndryshime me gjasë do t’i përgjigjen përbërjes së mostrave të vëzhguara. Për periudhën qershor-korrik 2015, mostra përfshinte edhe familjet që jetonin në Shkabajn e Ri edhe ato që ishin jashtë vendit të vendosjes (Prishtinë). Anketa e qershorit 2016 mblodhi katër vëzhgime të familjeve që jetonin jashtë lokacionit të rivendosjes.  Kufizimet më të zakonshme për prodhimin e ushqimit ishin të ngjashme tek popullata e të dy anketave. Kufizimi kryesor i raportuar nga të dy grupet ishte mungesa e tokës (51.6% në qershor-korrik 2015 dhe 75% në qershor 2016). Kufizimi i dytë më i raportuari ishte cilësia e dheut, ku 32.3% e kishin raportuar ketë në anketën e parë ndërsa 25% e kishin raportuar në anketën e dytë.  Një përqindje më e ulët e familjeve të anketuara në qershor 2016 raportuan se janë të punësuara (50%) se sa ato të anketuara në qershor-korrik 2015 (65.6%). Ndër anëtarët e tjerë të familjeve, shumica e atyre të anketuar në të dy periudhat e anketimit nuk janë duke punuar dhe konsiderohen të varur. Në qershor-korrik 2015, personat e varur përbënin deri në 51.1% të anëtarëve të familjeve në qershor 2016 ai numër ishte 45%.  Të dhënat e raportuara për të ardhurat nuk prodhojnë rezultate të ngjashme për popullatat e të dy anketave. Në qershor 2016, 50% e familjeve të anketuara kanë raportuar të ardhura ndërmjet 101 dhe 250 eurosh, ndërsa vetëm 15.6% në grupin e anketuar në qershor-korrik kanë raportuar se ishin në ketë kategori. Në kategorinë e të ardhurave ndërmjet 251 dhe 500 eurosh ishin të përfshirë 25% e të anketuarve në qershor 2016, përderisa 56.3% e popullatës së anketuar në qershor-korrik 2015 raportuan këto të ardhura. Përveç kësaj, ka një mospërputhje në numrin e familjeve që kanë raportuar të ardhura mujore mbi 750 euro, ku 25% e grupit të anketuar në qershor 2016 hyjnë në ketë kategori, ndërsa vetëm 6.2% e grupit të intervistuar në qershor-korrik 2015 kishin raportuar këto të ardhura. Në interpretimin e të dhënave për të ardhurat duhet të merret parasysh madhësia shumë e vogël e mostrës në anketën e qershorit 2016.  Anketat e qershorit-korrikut 2015 dhe qershorit 2016 prodhuan rezultate shumë të ngjashme lidhur me shumicën e shpenzimeve të familjeve. Në popullatat e të dy anketave, familjet shpenzonin shumicën e të ardhurave të tyre mujore për ushqim (46.8% respektivisht 52.2%). Shërbimet komunale radhiteshin të dytat. Në popullatën e anketuar në qershor-korrik 2015, shkollimi ishte raportuar se përbënte 12.2% të buxhetit familjar, ndërsa ai përbënte vetëm 2.5% të buxhetit tek popullata e anketuar në qershor 2016. Raportimi i kursimeve dhe borxheve të familjeve ishte shumë i ngjashëm ndërmjet popullatave në të dy anketat. Në anketën e parë, Qershor 2016 rePlan Inc. 44 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë 96.9% raportuan se nuk kishin asnjë kursim. Në anketën e dytë, 100% e familjeve raportuan se nuk kishin asnjë kursim. Megjithatë, shumë familje raportuan borxhe, veçanërisht në formë të kredive bankare (61.5% në 2015, 50% në 2016).  Sa përket gjendjes se përgjithshme ekonomike, një numër dukshëm më i madh i familjeve të anketuara në qershor 2016 raportuan se kishin gjendje të njëjtë ekonomike me atë të një viti më parë (75%) se sa që kishte deklaruar popullata e anketuar në qershor-korrik 2015 (31.2%). Megjithatë, më pak kishin raportuar kushte më të këqija ekonomike (25%) se ata që kishin marrë pjesë në anketimin e parë (43.8%).  Familjet nga të dy popullatat e anketuara kanë qasje të njëjtë në ujë nga ujësjellësi, telefon, energji elektrike dhe lidhje në kanalizim. Të gjitha familjet e anketuara në qershor 2016 raportuan se stufa e drurit ishte burimi parësor i ngrohjes, dhe 56.2% kishin raportuar të njëjtën gjë në qershor-korrik 2015.. Sa i përket transportit, më pak familje në popullsinë e anketuar në qershor 2016 mbështeteshin në automobilat privatë (25%, krahasuar me 56.3% në qershor-korrik 2015), ose në transport publik (25%, krahasuar me 44.7% në qershor-korrik 2015). Qershor 2016 rePlan Inc. 45 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë SHTOJCA B – Dëshmi fotografike e lagjes Shkabaj i Ri në korrik 2015. Aktivitetet bujqësore plotësuese për konsum të familjes në parcelat e banimit Aktivitetet bujqësore plotësuese për konsum të familjes në parcelat e banimit me rrethojë Qershor 2016 rePlan Inc. 46 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Aktivitetet bujqësore plotësuese për konsum të familjes në parcelat e banimit Aktivitetet bujqësore plotësuese për konsum të familjes në parcelat e banimit Qershor 2016 rePlan Inc. 47 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Kotec pulash në parcelat e banimit në Shkabaj të Ri Shtëpitë e përfunduara dhe në shfrytëzim me kopsht në Shkabaj të Ri Qershor 2016 rePlan Inc. 48 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Shtëpizë pëllumbash në parcelën e banimit në Shkabaj të Ri Qershor 2016 rePlan Inc. 49 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Shkabaj i Ri – Rruga kryesore dhe shtegu për këmbësorë deri në shkollën e afërt (përaf. 1 km) Qershor 2016 rePlan Inc. 50 Raporti Përmbyllës për Zhvendosjen MMPH Kosovë Hapësirat publike në Shkabaj të Ri Qershor 2016 rePlan Inc. 51