Arsimi pėr tė Gjithė ­ Sė Bashku: Duke pėrfshirė fėmijėt me aftėsi tė kufizuar Shumė prej 115 milionė fėmijėve qė nuk vazhdojnė shkollėn kanė nevoja tė veēanta arsimore. Arsimi Gjithėpėrfshirės ėshtė njė strategji kyēe pėr punėn me kėta fėmijė. Parimi themelor i Arsimit Gjithėpėrfshirės ėshtė qė tė gjithė fėmijėt duhet tė kenė mundėsinė pėr tė mėsuar ­ sė bashku. Kjo do tė thotė qė shkollat e zakonshme duhet tė pajisen pėr t'i njohur dhe pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė nxėnėsve tė ndryshėm, duke pėrfshirė ata qė tradicionalisht janė pėrjashtuar ­ si nga ndjekja e shkollės, ashtu edhe nga pjesmarrja e barabartė nė shkollė. Numri i fėmijėve me aftėsi tė kufizuar ėshtė i madh ­ shumė mė i madh se ē'mund tė mendojnė njerėzit. Megjithatė, shumica mė e madhe e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar kanė dėmtime mesatare qė shpesh nuk vihen re ose nuk diagnostikohen lehtė. Fėmijėt me aftėsi tė kufizuar pėrfshijnė ata me vėshtirėsi nė tė mėsuar, me vėshtirėsi nė tė folur, me vėshtirėsi fizike, njohėse, ndijuese dhe emocionale. Fėmijėt me aftėsi tė kufizuar kanė shumė mė tepėr gjasa se fėmijėt e tjerė qė tė mos kenė shkuar asnjėherė nė shkollė, qė ta kenė ndėrprerė atė, ose qė tė kenė pėrsėritur klasėn. Njė raport i vitit 1991 i pėrgatitur nga UN Rapporteur (Raporti i OKB-sė) mbi Tė drejtat e njeriut dhe Aftėsia e Kufizuar, ka gjetur se tė paktėn njė nė dhjetė persona nė shumicėn e vendeve ka njė dėmtim fizik, njohės ose ndijues (i shurdhėt/i verbėr). Dhjetė pėrqind do tė thotė rreth 50-55 milionė fėmijė tė moshės sė shkollės fillore nė vendet nė zhvillim, prej tė cilėve mė pak se 5% mendohet se arrijnė qėllimin e Arsimit pėr tė Gjithė pėr tė pėrfunduar shkollėn fillore. Ky numėr mund tė jetė nė rritje, pėr shkak tė kushteve globale tė varfėrisė nė rritje, tė konfliktit tė armatosur, tė praktikave tė punės sė fėmijės, tė dhunės dhe abuzimit dhe tė HIV-it/SIDĖS. Meqėnėse kėta fėmijė janė pjesė e njė njėsie tė familjes, llogaritet se tė paktėn 25% e popullsisė sė botės ėshtė ndikuar drejtpėrdrejt nga prania e aftėsi sė kufizuar. Arsimi Gjithėpėrfshirės pėrqėndrohet nė fuqitė individuale qė sjellin fėmijėt nė shkollė, dhe jo nė mangėsitė e tyre tė dukshme, duke parė nė veēanti nėse fėmijėt e kanė mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė jetėn normale tė komunitetit ose shkollės, apo nėse ka pengesa fizike dhe sociale nė mjedis. Ashtu siē thekson Judith Heumann, Kėshilltare e Bankės Botėrore mbi Aftėsinė e kufizuar nė dhe Zhvillimin: "Nėse u mohoni njerėzve me aftėsi tė kufizuar mundėsitė e arsimimit, atėherė ėshtė mungesa e arsimit dhe jo aftėsia e kufizuar e tyre ajo qė kufizon mundėsitė e tyre". Arsim Gjithėpėrfshirės do tė thotė qė shkollat dhe mėsuesit krijojnė mundėsi pėrshtatjeje dhe u pėrgjigjen nxėnėsve nė baza individuale; kjo gjithėpėrfshirje vetė sjell pėrfitime pėr shkollėn, mėsuesit dhe tė gjithė nxėnėsit. Ai i vlerėson shkollat si komunitete tė njerėzve qė marrin dije, edukimin si njė aktivitet qė kryhet gjatė gjithė jetės dhe qėllimin pėrfundimtar tė qytetarėve tė shėndetshėm, produktivė qė kontribuojnė plotėsisht nė jetėn ekonomike, sociale dhe kulturore tė vendeve, komuniteteve dhe familjeve. Financimi dhe decentralizimi Nė tė kaluarėn, shumė qeveri dhe donatorė kanė shmangur pėrkrahjen e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar, duke besuar se programe tė tilla janė tepėr tė shtrenjta dhe japin pėrfitimeve mjaft tė vogla arsimimi. Por vendosja e fėmijėve me nevoja tė veēanta arsimore nė klasa tė zakonshme ka njė kosto mjaft tė leverdisshme. Njė raport i vitit 1994 i OKZHE-sė (Organizatės sė Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik) vlerėson se vendosja e fėmijėve nė klasa tė arsimit tė pėrgjithshėm kushton shtatė deri nė nėntė herė mė pak se vendosja nė shkolla speciale. Kur zbatohet Arsimi Gjithėpėrfshirės, studimi shkencor i tanishėm tregon njė arritje dhe efektshmėri nė rritje pėr tė gjithė fėmijėt. Shumė zona tė botės raportojnė pėrfitime personale, sociale dhe ekonomike kur 1 arsimojnė fėmijėt e moshės sė shkollės fillore me nevoja tė veēanta nė shkolla tė zakonshme; shumica e fėmijėve mund tė pėrshtaten me sukses dhe me kosto mė tė ulėt nė kėtė mėnyrė. Megjithatė, disa pėrjashtime tė njė sistemi tė integuar mund tė jenė tė pėrshtatshme. Pothuajse tė gjitha vendet anėtare tė OKZHE-sė (Organizatės sė Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik) ende u shėrbejnė njė numri mjaft tė konsiderueshėm nxėnėsish tė shurdhėr dhe tė verbėr nė njėsi tė veēanta. Pėr popullsinė e shurdhėt, vetėimazhi pozitiv qė zhvillojnė fėmijėt nė njė mjedis "tė gjuhės me shenja" mund tė ketė vlerė mė tė madhe se pėrfitimet e gjithėpėrfshirjes nė klasa tė zakonshme. Mundėsia qė prindėrit tė zgjedhin caktime nė ambiente tė bashkuara ose tė veēuara ėshtė mjaft e rėndėsishme. Kostot e pėrjashtimit janė tė larta pėrsa i pėrket produktivitetit tė humbur, potencialit njerėzor tė humbur dhe shėndetit dhe mirėqėnies sė humbur: Vlera e Pėrgjithshme Vjetore e PPV-sė (Prodhimit tė Pėrgjithshėm tė Vendit) qė ka pėsuar humbje pėr shkak tė aftėsi tė kufizuar Vlera e PPV-sė (Prodhimit tė Pėrgjithshėm tė Vendit) Llogaritje Llogaritje qė ka pėsuar humbje (Miliardė dollarė amerikanė) pėrafėrsisht e lartė pėrafėsisht e ulėt Vende me tė ardhura tė larta 1,300 900 Vende me tė ardhura tė mesme 480 339 Vende me tė ardhura tė ulta 192 135 TOTALI 1,936 1,365 Marrė nga: R. L. Metts (2000) Fq. 71 Ekziston njė numėr specifik masash qė ndihmojnė bashkimin dhe mbajtjen e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar nė klasa tė zakonshme. Kėtu pėrfshihen: 1) strategji trainimi para-shėrbimi dhe gjatė shėrbimit pėr mėsuesit dhe administratorėt; 2) qendra dokumentacioni tė centralizuara, programe dhe bashkėpunime tė zgjeruara; 3) mobilizimi dhe trainimi i prindėrve si burime ndihmėse; dhe 4) bashkėpunimi i sektorėve tė shumėfishtė dhe shtimi i mundėsive tė programeve tė rehabilitimit tė bazuara nė komunitet. Kėto masa kėrkojnė siguri tė centralizuar tė cilėsisė dhe garanci tė tė drejtave tė njeriut, dhe fonde tė decentralizuara pėr tė nxitur nisma dhe praktika pėrtėritėse qė arrijnė nevojat e nivelit specifik lokal. Formulat e bazuara nė burimet e ndihmės duhet tė pėrdoren pėr tė akorduar fonde nė nivele lokale, bazuar nė nevoja tė njė programi tė vlerėsuar, duke specifikuar nivelet e pėrkrahjes (p.sh. numrin e nxėnėsve nė klasė, mėsuesit ndihmės) dhe parametra tė tjerė tė lidhur me arsimimin cilėsor. Akordimet qė nxisin njė sistem tė unifikuar tė dhėnies sė shėrbimit tė arsimimit dhe qė specifikojnė standardet e pėrparimit kanė dhėnė prova se japin efektin mė tė lartė. Ēėshtje tė cilėsisė Pėr sa i pėrket strategjive tė mėsimdhėnies dhe tė tė mėsuarit, Arsimi Gjithėpėrfshirės nė klasa thekson grupimin e nxėnėsve me aftėsi tė shumėllojshme pėr udhėzime, pėrkrahje tė shokėve, tė mėsuarit bashkėpunues, forma tė shumėllojshme tė vlerėsimit (p.sh. tė standardizuara, tė bazuara nė program), pjesmarrje aktive ku nxėnėsi ėshtė nė qendėr tė procesit tė tė mėsuarit, pėrshtatje pėr stile tė ndryshme tė tė mėsuarit dhe pėrqasje kritike reflektive tė zgjidhjes sė problemeve nė programe dhe udhėzime. Tė gjitha kėto strategji pėrbėjnė praktikėn mė tė mirė tė modernizuar nė lidhje me mėsimdhėnien efektive pėr tė gjithė nxėnėsit. Kėto strategji reflektohen nė materialet e reja tė ndihmės sė trainimit tė mėsuesit tė prodhuara nga UNESCO dhe tė pėrdorura gjerė nė programet e trainimit brenda vendit. 2 Nė njė shkallė tė gjerė, UNESCO ndihmoi qė tė fillojnė Programet e Shkollave Gjithėpėrfshirėse dhe Pėrkrahja e Komunitetit nėpėrmjet njė Projekti Global pėr tė rritur nė maksimum ndihmėn njerėzore dhe materiale nė pėrkrahjen e Arsimit Gjithėpėrfshirės. Deri tani ėshtė angazhuar njė pjesė e gjėrė e botės ku pėrfshihen rreth 30 vende. Bazuar nė kėrkesat e paraqitura nga vendet qė ishin zotuar nė zhvillimin e programeve mbėshtetėse tė Arsimit Gjithėpėrfshirės, UNESCO zgjodhi katėr vende pėr pėrqėndrim tė mėtejshėm, duke pėrfshirė Indinė qė ka filluar njė projekt drejtues nė shkollat fillore dhe tetėvjeēare nė Mumbai dhe Ēenai. ESCAP-i (Komisioni Ekonomik dhe Social i Azisė dhe Pacifikut) ka pėrkrahur gjithashtu projekte tė shumta nė Indi, si pjesė e programit tė tij drejtues pėr aftėsinė e kufizuarnė. Trainimi intensiv i mėsuesit pėrqėndrohet nė strategjitė e mėsimdhėnies dhe tė tė mėsuarit, nė qendėr tė tė cilave ėshtė fėmija, dhe nė sesionet e bashkuara tė pėrqėndruara nė praktikė dhe nė reagime vlerėsuese. Si pjesė e trainimit, ēdo shkollė pjesmarrėse zhvillon propozime kėrkimi dhe vlerėsimi pėr zbatim. U dokumentuan efekte pozitive pėrsa u pėrket ndryshimeve nė qėndrimet e mėsuesit dhe nxėnėsit ndaj mėsimdhėnies dhe procesit tė tė mėsuarit, dhe nė arritjet e nxėnėsit. Me 16.7% tė popullsisė sė botės, sukseset e Indisė na kanė dhėnė mėsime tė shumė tė rėndėsishme. Mėsimet e nxjerra 1) Arsimimi i mėsuesit luan njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė Arsimin Gjithėpėrfshirės efektiv. 2) Ndėrhyrja e hershme nė grupe tė vogla, me aftėsi tė shumėllojshme ėshtė e rėndėsishme kur fėmijėt janė ende nė periudhėn formuese tė zhvillimit 3) Strategjitė duhet tė nxisin mundėsitė e pėrdorimit dhe pjesmarrjes ­ si pėr projektime universale pėr mundėsi fizike tė pėrdorimit tė shkollave, ashtu dhe pėr mundėsi mėsimore tė pėrdorimit tė programeve dhe udhėzimeve shkollore nėpėrmjet pėrkrahjes sė pėrshtatshme 4) Arsimi Gjithėpėrfshirės duhet tė shihet si njė reformė integrale gjithė-shkollore 5) Fondet e decentralizuara mund tė pėrkrahin praktikat pėrtėritėse brenda njė sistemi tė njėsuar tė dhėnies sė shėrbimit arsimor 6) Ligjet dhe rregulloret qė pėrkrahin tė drejtat universale tė pėrdorimit dhe pjesmarrjes, duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė barabartė tek tė gjithė nxėnėsit, duke pėrfshirė edhe ata me aftėsi tė kufizuar Pavarėsisht nga pėrparimi drejt Arsimit Gjithėpėrfshirės dhe Arsimit pėr tė gjithė, ende ka nevojė tė bėhet shumė punė nė kėtė drejtim. Mohimi i tė drejtave bazė tė njeriut dhe pabarazitė ekstreme tė mundėsive ende ekzistojnė pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuar. Eksperiencat e vendit japin evidenca nė rritje qė Arsimi Gjithėpėrfshirės duhet tė jetė parimi udhėheqės pėr tė arritur Qėllimet e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit nėpėrmjet Arsimit pėr tė gjithė ­Sė bashku. Sfidat qė duhet tė pėrballojmė: Thirrje pėr veprim 1) Mbledhja e tė dhėnave dhe kategorizimi i popullsisė Ekziston njė nevojė tepėr e madhe pėr tė kategorizuar qartė, pėr tė pėrcaktuar vendndodhjen dhe pėr tė mbledhur tė dhėna tė sakta pėr popullsinė e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar me qėllimin e pėrfshirjes sė tyre nė shkollė. Pėr mė tepėr, studimet tregojnė se shumė fėmijė qė braktisin shkollėn dhe fėmijė rrugėsh mund tė vuajnė nga aftėsi tė kufizuara tė paregjistruara dhe tė padiagnostikuara. 3 2) Planifikimi Planifikuesit duhet ta pranojnė qė ēėshtjet e aftėsise sė kufizuar janė tėrėsore pėr zhvillimin, tė tilla si trainimi i mėsuesve pėr tė qėnė tė suksesshėm nė arsimimin e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar dhe rritja e mundėsisė fizike tė pėrdorimit tė shkollės, duke pėrfshirė teknologjitė udhėzuese, mundėsinė fizike tė hyrjes dhe pėrdorimit dhe mundėsinė e pėrdorimit pėr nxėnėsit e verbėr dhe tė shurdhėt. Kjo aplikohet njėlloj si pėr planifikuesit brenda vendit, ashtu edhe pėr komunitetin donator ndėrkombėtar. Pėr shembull, deri mė sot, Banka Botėrore nuk ka asnjė rregullore tė aftėsisė sė kufizuar pėr ndėrtimin e shkollave, kėtij sektori qė i ėshtė akorduar sasia mė e madhe e fondeve tė arsimit nga Banka Botėrore. Mbi tė gjitha, planifikimi i Arsimit pėr tė Gjithė duhet tė pėrfshijė nė mėnyrė tė qartė komunitetin me aftėsi tė kufizuar. Planifikuesit gjithashtu duhet tė kėrkojnė pėr zgjidhje teknologjike dhe tė tjera me kosto tė ulėt pėr arsimimin e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar qė gjithashtu do tė sigurojnė barazi. Planifikuesit duhet tė punojnė me Grupin Ndėrkombėtar tė Punės mbi Aftėsinė e kufizuar tė OKB-sė dhe me Drejtimin e Zhvillimit pėr ta mbajtur aftėsinė e kufizuar nė programin e Arsimit pėr tė Gjithė. 3) Pėrqasja e tė drejtave tė njeriut Ekziston njė nevojė tepėr e madhe pėr tė ndihmuar qeveritė tė zhvillojnė, zbatojnė dhe imponojnė zbatimin e rregulloreve kombėtare mbi aftėsinė e kufizuar dhe Arsimin Gjithėpėrfshirės. Ndėrsa ēėshtjet qė kanė lidhje me aftėsinė e kufizuar duhet tė bazohen nė tė drejtat e njeriut, ato janė tė pajtueshme me atė qė dimė pėr zhvillimin ekonomik dhe ērrėnjosjen e varfėrisė. 4) Mirėinformimi dhe zotimi Ėshtė e nevojshme qė tė rritet mirėinformimi dhe ndėrgjegja rreth ēėshtjeve tė aftėsisė sė kufizuar. Njerėzit duhet tė shikojnė mundėsinė pėr ndryshim si nga pikėpamja e tė drejtave tė njeriut, ashtu edhe nga pikėpamja ekonomike. Duhet tė punohet mė tej nė rritjen e kapacitetit dhe edukimin e Organizatave tė Njerėzve me Aftėsi tė kufizuar dhe grupeve tė prindėrve, tė cilat do tė rrisin mirėinformimin e popullsisė sė pėrgjithshme dhe do tė pėrmirėsojnė edukimin nė nivel lokal. Duhet tė krijohen zgjidhje praktike qė bėhen shembull, sė bashku me mėnyra tė reja pėr tė komunikuar, mes atyre qė tashmė po japin efektin e duhur pėr tė arsimuar fėmijėt me aftėsi tė kufizuar nė vendet nė zhvillim. Kjo seri shėnime ka pėr qėllim qė tė pėrmbledhė mėsimet e nxjerra dhe zbulimet kyēe tė rregulloreve nė punėn e Bankės Botėrore pėr arsimin. Pikėpamjet e shprehura nė kėto shėnime janė ato tė autorėve dhe nuk do tė thotė qė detyrimisht reflektojnė pikėpamjet e Bankės Botėrore. Pėr kopje shtesė tė Shėnimeve mbi arsimin, ju lutem kontaktoni Shėrbimin Konsultativ Arsimor me email nė eservice@worldbank.org ose vizitoni faqen e internetit: www.worldbank.org/education/ Autorja kryesore: Susan Peters 4