94108 April 17, 2012 Inovacioni nxit mirëqeverisjen në Shqipëri Kjo histori u përgatit nga Ana Gjokutaj, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun. Photo Gallery Ndërsa Shqipëria përgatitet të festojë 100 vjetorin e themelimit të shtetit dhe synon integrimin në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë përmirësime shumë të rëndësishme në një çështjet delikate: mirëqeverisja. Për një qeverisje të mirë, qytetarë kanë nevojë për më shumë akses në informacion, taksa dhe buxhete lokale më transparente. Gratë dhe të rinjtë kanë nevojë për mundësi të barabarta në biznes, dhe politikat për zhvillimin e bujqësisë duhet të hartohen në mënyrë të hapur. Related Links Për të trajtuar të gjitha këto, qeveria po harton dhe zbaton The World Bank in Albania politika të reja për qeverisjen qendrore dhe lokale, me The British Council in Albania mbështetjen e projektit të Bankës Botërore për një qeverisje Development Marketplace Winners të mirë në Shqipëri. Banka Botërore po mbështet edhe më tej axhendën e qeverisë përmes mbështetjes për projektet e Regional Development Agency shoqërisë civile. British Council po mbikëqyr zbatimin e këtyre Albanian Media Institute projekteve. European Movement for Integration "Duke synuar forcimin e rolit të drejtpërdrejtë të organizatave Mjaft Movement të shoqërisë civile në hartimin e politikave, ne duam ta Transparency International Albania shohim këtë sektor të kalojë gjithnjë e më shumë nga ofrimi i shërbimeve drejt advokimit, drejt bashkëpunimit me Environmental Centre for Protection, Education and rehabilitation —EPER politikanët dhe administratën publike në mënyrë që t'u shërbejë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm për ata pak të Gender Alliance for Development Centre zgjedhur," tha Elisabeth Evans, Zëvendës Ambassadore e Foundation for Economic Freedom Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Art Link Më shumë se 140 organizata të shoqërisë civile iu përgjigjën Improving Governance in Albania: thirrjes për të konkurruar në këtë panair idesh mbi Accelerating Growth and European përmirësimin e qeverisjes në vend. 10 projekte u përzgjodhën Integration për t'u financuar me një fond total prej 100 mijë dollarësh dhe Civil Society Fund in Albania kanë filluar të zbatohen që në prill 2011. Idetë variojnë nga krijimi i programeve artistike dhe dokumentarëve deri te prodhimi i pullave të taksave. Çfarë mund t'ju tregojë një pullë e vogël në dritaren e dyqanit në rrugën tuaj? Sipas Agjencisë Rajonale të Zhvillimit në Korçë, ajo mund të thotë on nëse ai biznes i vogël është i regjistruar siç duhet, në se i paguan taksat bashkisë, dhe sugjeron më mirë të blini tek ata sesa në biznese të paregjistruar. Ata ushtrojnë presion që bizneset e paregjistruara të paguajnë taksa. Si rezultat i projektit, thotë Aurel Grabocka i Agjencisë Rajonale të Zhvillimit, 450 biznese të paregjistruara janë bërë të ligjshme, duke shtuar një gjysmë milion dollarë në buxhetin e shtetit. Ky rezultat impresionues e bëri Ministrin e Financave të thotë Elisabeth Evans se ministria do të shohë mundësinë e përfshirjes së pullës së sigurisë në procedurat e taksave. Lëvizja Evropiane Shqipëri, EMA, po ndihmon qytetarët e Vlorës të marrin informacionin e nevojshëm nga punonjësit e administratës publike. "Ne do ta ndihmojmë bashkinë të japë përgjigje të shpejtë për qytetarët, të cilët kërkojnë informacion dhe do të krijojmë një procedurë që këto rezultate të mbeten edhe pas përfundimit të projektit," thotë Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA-s. Projekti do ta ndihmojë bashkinë edhe në fluksin e brendshëm të informacionit si një çelës në ngritjen e kapaciteteve dhe komunikimit të mirë me publikun. Një tjetër projekt i një OJF-je po vlerëson sa shpejt i përgjigjet qeveria kërkesave për informacion nga qytetarët dhe media dhe nëse ndonjë ministri apo agjenci përpiqet të ndalojë dhënien e informacionit që mund t'i dëmtojë ata. Një tjetër po vlerëson sa efektshëm dhe me ndershmëri ndahen grantet për bujqësinë në një qark. "Disa nga fermerët që ne kemi intervistuar nuk e dinin se si mund të përfitonin nga këto fonde. Ne kemi përgatitur një paketë informacioni për t'ua shpërndarë atyre," thotë Aida Bani e Qendrës Mjedisore për Mbrojtjen, Edukimin dhe Rehabilitimin. Gledis Gjipali Dy OJF kanë pyetur se si mund t'i bëjë arti qytetarët të luajnë një rol aktiv në qeverisjen e qytetit dhe në luftën ndaj korrupsionit? Një projekt merr histori të vërteta nga të rinjtë për të krijuar një foto-novelë, e cila do t'ju jepet nxënësve të shkollave të mesme për t'ju mësuar si t'i rezistojnë korrupsionit. Tjetra po përgatit një dokumentar me intervista nga përfaqësues të komunitetit, autoritete lokale, gazetarë dhe historianë, për të treguar mijëra vjet të qeverisjes lokale në qytetin e lashtë të Durrësit. Filmi i cili do të shfaqet në televisionin kombëtar, shpjegon se si qytetarët krijojnë dhe zotërojnë buxhetet e qyteteve duke paguar Aida Bani taksat. Të dhjeta projektet do të zbatohen deri në fillim të 2012 dhe pritet të rezultojnë në më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në mirëqeverisje dhe të shërbejnë si shembuj në zona të tjera të vendit. Banka Botërore vijon të punojë për rezultate të mira mbi projekte dhe studime të mëparshme si qeverisja në sektorin e ujit, sistemin arsimor dhe qeverisjen në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri.