39403 Banka Botėrore Udhėzimet Ekonomike Mujore pėr Kosovėn Shtator 2006 Operatori i Dytė Mobil i Kosovės i jep fund monopolit Hapja pėr konkurrencėn private nė telekomunikacion ka ēuar nė tė hyra tė mėdha nė investime nga jashtė nė shumė shtete nė zhvillim. Megjithatė nė Kosovė, gati shtatė vite pas luftės, "Vala 900", tė cilės i ėshtė dhėnė licenca e parė GSM nė vitin 2001, vazhdon tė operoj me njė status monopoli pėrkundėr ankesave tė konsumatorėve pėr ēmime tė larta dhe kėrkesave masive pėr zgjedhje nė telefoni mobile. Duke filluar nga viti 2005, autoritetet kanė prezentuar tatimin nė monopol, e cila pėr momentin aplikohet vetėm pėr PTK-nė. Sipas Rregullores sė UNMIK-ut 2003/16 pėr Ligjin mbi Telekomunikacion, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nė Kosovė nė bshkėpunim me kompaninė Suedeze "Ab Stela Con" ėshtė duke pėrgatitur paketėn pėr tender pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile. Qeveria ka vendosur qė metoda pėr seleksionimin e operatorit tė dytė do tė jetė njė kombinim nė mes tė njė ankandi dhe njė "gare bukurie", duke rritur ēmimin e licencės nga 6.5 milion pėr licensėn e parė nė 20 milion pėr tė dytėn. Ankandi llogaritet nė 30% plus pagesėn e pjesėmarrjes, dhe 70% per garėn e bukurisė, e cila ndahet nė; 30% mbulesė dhe hapje, 20% pjesėmarrje lokale, 10% shėrbime dhe kualitet, 10% pėrvojė. Logjika prapa metodės sė kombinuar ėshtė e bazuar nė faktin qė nuk ka njė bazė pėr ankand nė Kosovė. Objektivi afatgjatė ėshtė qė tė themelohet njė platform pėr konkurrencė tė mirė nė tė ardhmen. Megjithatė problemi ėshtė qė pagesa e madhe pėr anėtarėsim mund tė kufizoj konkurrencėn edhe nė qoftė se krijon profite tė mira buxhetore. Njė Komision Mbikqyrės i pėrbėrė nga zyra ligjore e UNMIK-ut, BE-ja, Zyra e Krye-Ministrit, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Rregullativ pėr Telekomunikacion do tė monitoroj procesin pėrzgjedhės qė tė sigurohet pėrmbushja e kushteve ligjore. Pritet qė operatori i dytė, duke pretenduar qė procesi ėshtė i suksesshėm, do tė operoj prej Shkurtit tė vitit 2007. Nė pėrgjithėsi, pasja e operatorėve tė shumtė tė telefonisė mobile private ėshtė normė nėpėr shtetet nė zhvillim. Nė kėtė mėnyrė, ky ėshtė njė hap pozitiv nė zhvillimin e tregut tė telefonisė mobile nė Kosovė dhe nė thyerjen e infrastrukturės monopoliste nė telekomunikacion, si njė karakteristikė vendimtare pėr njė ekonomi tė tregut tė lirė. Shpėrndarja e operatorėve mobil nė vende tė ndryshme tė rajonit Vendi Operatorėt e telefonisė Abonues Abonues/ mobile (miliona1) Popullsi Shqipėria AMC, Vodafone 1.55 43% B&H BH Telecom, Mobi's, Eronet 1.95 43% Bullgaria M-Tel, GloBul, Vivatel 7.0 95% Kroacia T-Mobile, VIPnet, Tele2 4.13 92% Kosova Vala 900 0.50 25% 1Numri i pėrgjithshėm i abonuesve ėshtė i pėrafėrt (vitet bazė 2005-2006) Maqedonia T-Mobile, Cosmofon 1.25 63% Mali i Zi ProMonte, T-Mobile 0.79 130% Sėrbia Mts, Telenor, Mobilkom 6.25 67% Tė Hyrat Qeveritare mė tė Larta se sa qė ėshtė Parashikuar ­ Duket se rezultatet e buxhetit tė vitit 2006 do tė jenė shumė mė ndryshe se sa qė ėshtė parashikuar nė fillim tė vitit, kryesisht pėr sa i pėrket tė hyrave. Buxheti i aprovuar nga parlamenti ka projektuar tė hyra prej 654 milion Euro, pėrderisa shpenzimet e planifikuara ishin 700 milion Euro. Disa muaj mė vonė, pas diskutimeve me FMN-nė, qeveria prezentoi njė vlerėsim mė tė ultė tė tė hyrave nė Kornizėn Afat-Mesme tė Shpenzimeve, 623 milion Euro. Kėto vlerėsime tė korrigjuara nėnkuptuan njė deficit tė parashikuar prej 77 milion Euro, ose 3 pėrqind tė BPV-sė (GDP)sė parashikuar, pėr vitin 2006. Pėrderisa i afrohemi fundit tė vitit, numrat aktual janė pak mė ndryshe. Nė njė anė, ėshtė pothuajse e sigurtė se qeveria do tė shpenzoj mė pak kėtė vit, posaqėrisht nė kategorinė e shpenzimeve kapitale. Kjo mund ti ngarkohet procedurave tė gjata tė prokurimit, kapacitetit tė kufizuar tė planifikimit tė ministrive shpenzuese dhe prezentimit tė procedurave tė reja nga thesari pėr tė forcuar kontrollėn financiare. Nė anėn tjetėr, tė hyrat aktuale janė gjithashtu mė tė larta se sa qė ėshtė projektuar nė KAMSH. Statistikat kryesore ­ njė shikim 2006 2002 2003 2004 2005 Qersh Korr Gush BPV (% ndryshim) -2.4 -0.1 4.0 0.2 .. .. .. Papunėsia regjion 282.3 282.3 302.0 319.7 323 ... .. CPI (ZSK) .. 1.6 -2.5 2.6 2.6 3.3 2.8 Bilanci fiskal (mn) 106.4 62.6 -134.3 -67.8 31.8 9.4 -6.9 Eksportet (mn) 27.6 35.6 56.5 48.9 7.6 9.5 9.5 Importet (mn) 854.8 973.1 1,063.20 1.180.0 113 102.9 120.9 Vėrejtje: Shifrat e bilancit fiskal mujor, eksportit dhe importit janė jo-grumbulluese. .ZSK (CPI) ėshtė % e ndryshimit prej vitit nė vit (p.sh Tetor 2004 ėshtė ndryshim nga Tetor 2003 nė Tetor 2004). Papunėsia e regjistruar nė mijėra. Burimi: Llogaritje tė BPK-sė, ZSK-sė, MEF-it, Zyrės pėr Punėsim e Kosovės dhe FMN-sė nga viti 2006 Kjo ėshtė kryesisht rezultat i kombinimit tė arritjes sė qėllimit tė administrimit tatimor pėr tatimet e pėrgjithshme dhe tatimit tė papritur nga PTK-ja duke grumbulluar mė tepėr tė hyra se sa qė ėshtė parashikuar. Si rezultat, MEF-i tani vlerėson se tė hyrat pėr vitin 2006 do tė jenė pėrafėrsisht 682 milion Euro. Kjo do tė thotė se Qeveria mund tė ketė njė suficit, mė tepėr se deficiti qė ėshtė parashikuar nė buxhet, dhe qė si rezultat, niveli i rezervave tė mundshme qeveritare do tė mbetet i paprekur. Kjo ėshtė njė arritje e rėndėsishme, pasi qė viti 2007 ėshtė njė vit plot me rrreziqe fiskale ­ lidhur me vendosjen potenciale tė statusit, si dhe me situatėn nė sektorin e energjisė ­ duke nėnkuptuar qė njė pozitė fiskale konzervative dhe njė nivel i shėndoshė i rezervave do tė vazhdoj tė jetė esenciale. www.worldbank.org/kosovo Udhėzimet Ekonomike Mujore pėr Kosovėn Banka Botėrore Shtator 2006 Redukimi i Rreziqeve Mjedisore tė Sektorit tė Energjisė nė Kosovė Pėr shkak se sektorėt e energjisė dhe tė minierave janė identifikuar si vendimtarė pėr zhvillimin ekonomik nė Kosovė, duke konsideruar depozitet gjithėpėrfshirėse tė linjitit dhe nevojat nė rritje nėpėr rajon, ekziston njė potencial pėr zgjerim tė mėtejmė tė prodhimit tė energjisė dhe biznesit tė minierave pėr qėllime tė eksportit pas zgjidhjes sė statusit. Si rrjedhim, kjo kėrkon njė rehabilitim urgjent tė infrastrukturės ekzistuese nė pajtim me tregun nė rritje tė energjisė pėrderisa krijohet dhe sforcohet njė qasje e brendshme pėr tu marrė me ēėshtjet mjedisore nga aktivitetet e prodhimit tė energjisė dhe tė inkurajoj standarde mė tė larta tė qėndrueshmėrisė mjedisore. Pėr shkak tė tekonologjisė dhe sistemeve tė vjetruara tė manovrimit dhe tė hedhjes sė hirit, ndotja e ajrit nga pluhuri i prodhuar nga termocentralet e prodhimit tė energjisė Kosova A dhe B dhe grumbujve tė hirit paraqesin njė problem kritik mjedisor dhe shėndetėsor pėr kėtė rajon. Emetimet totale tė pluhurit vlerėsohen nė 167,000 tone nė vit, me 20,000 ton nga trajtimi dhe transporti i hirit dhe 50,000 ton nė vit nga hedhja e hirit posaqėrisht nga termocentrali Kosova A. Pluhuri total Bardh Rajoni nė mes tė termocentralit Kosova A OBSH (WHO) OBSH (WHO) Limit dhe Depot e Hirit Limit Mg/(m2 dite) 482.5 2009.16 300 Mesataret e pluhurit dhe emisionet e Partikulateve (materies sė posaēme) nė rajonin e Obiliqit Nė njė ditė tė caktuar, sasia mesatare e pluhurit qė vendoset pėr m2 afėr minierave dhe termocentraleve shtrihen nė mes tė 1,000 deri nė mbi 2,000 mg/m2, duke kaluar shumė kufirin e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH) qė ėshtė 300 mg/m2 per ditė. Ngjashėm, bazuar nė masat e kualitetit tė ajrit tė Materies Partikulate mė tė vogėl se 10 micrometra (PM10), vlerat e kualitetit tė ajrit qė i atribuohen depove tė hirit nė rajonin e Obiliqit (nė distance prej nėn 5 km nga burimet) janė mesatarisht mbi 50 g/m3 dhe nė periudha tė thata mbi 100 g/m3, duke tejkaluar limitet e BE-sė. Koncentrimi i Rajoni nė mes tė Termocentralit Kufiri i BE-sė Materies sė Posaqme Kosova A dhe Depove tė Hirit tė (mesatarja ditore) Kosovės A PM ug/m3 50 - 100 ug/m3 50 ug/m3 Ėshtė vlerėsuar se ky ndikim nė shėndetin publik ėshtė duke ndikuar nė njė nivel ose mė keq nė rreth 70% prej 30,000 njerėzve tė cilėt jetojnė nė kėtė rajon dhe se eliminimi i emisoneve tė pluhurit nga hedhja dhe grumullimi i hirit do tė rezultoj nė njė pėrfitim prej rreth US$1,600,000 per vit nė shpenzime tė shmangura nė lidhje me ndikimet aktuale tė shėndetėsisė. Nė kontekst tė ndėrlikimeve tė shėndetėsisė and interesit tė Kosovės pėr tu anėtarėsuar nė BE, ėshtė e rėndėsishme qė institucionet e saj tė pėrvetėsojnė teknologji tė pėrshtatshme pėr mjedisin nė mėnyrė qė tė pėrmbushin plotėsisht Direktivat e aplikueshme tė BE-sė, dhe tė zhvillojnė sisteme tė forta rregullative pėr zhvillimin e sektorit tė energjisė. Si pjesė e Projekteve tė Bankės Botėrore pėr Ndihmė Teknike Sektorit tė Energjisė nė Kosovė, Projekti I Pastrimit dhe Rikuperimit tė Tokės (CLRP), tė ndihmuar nga IDA dhe implementuar nga Korporata Energjetike e Kosovės (KEK), tenton tė adresoj problemet e hedhjes sė hirit. Ai pėrkrah autoritetet qeverisėse nė trajtimin e ēėshtjeve mjedisore qė kanė tė bėjnė me depot e hapura tė hirit nėpėr termocentralet e Kosovės A dhe Kosovės B, duke rritur qasjen nė tokė pėr qėllimet e zhvillimit tė komuniteteve, duke eliminuar rreziqet e shėndetit qė vijnė pėr shkak tė pluhurit, dhe ndėrtimit tė kapaciteteve brenda KEK-ut pėr veprime tė sigurta tė mihjes dhe prodhimit tė energjisė. Projekti ka katėr komponente. Komponenta e parė do tė pėrgatis gropėn e hapur nė Mirash qė tė pranoj dhe deponoj hirin nga Termocentrali Kosova A, si dhe tė deponoj hirin e larguar nga gropat e hapura tė hirit tė Kosovės A. Kopmonenta e dytė do tė pėrkrah largimin e plotė tė hirit dhe materialeve tė mbingarkuara nga objektet e deponimit tė hirit nga Kosova A, transportimin e kėtyre materialeve nė vendin e deponimit nė minierėn e Mirashit, dhe rimbushjen e pėrshtatshme tė minierės sė pėrgatitur sipas komponentes sė parė. Kompontenta e tretė do tė rivendos rreth 6.5 kilometra katror tokė nėpėrmes tė riformėsimit dhe ri-kultivimit tė depove tė zgjedhura tė mbingarkuara. Komponenta e katėrt do tė siguroj pėrkrahje KEK-ut nė implementimin e projektit. Njė veēori speciale e projektit ėshtė se i mundėson KEK-ut qė tė implementoj dhe kryej plotėsisht punėt me stafin dhe pajisjet vetanake. Kjo do tė krijoj pronėsi tė fortė nė integrimin e rikuperimit tė tokės dhe kujdesit mjedisor nė thelb tė kėtij veprimi. Deri nė pėrfundimin e projektit, ndotja e ujėrave nėntokėsore afėr Depove tė Hirit tė Kosovės A pritet tė eliminohet, duke pėrfituar kėshtu shėndeti i popullsisė lokale. Rikuperimi i gropave tė mbingarkuara do ta bėj tokėn tė disponueshme pėr vendbanime natyrore, bujqėsi dhe qėllime banimi. Dhe zyrtarėt mjedisor do tė kenė fituar pėrvojė tė konsiderueshme nė trajtimin e ēėshtjeve ligjore tė mjedist nga aktivitetet e mihjeve tė linjitit dhe prodhimit tė energjisė. Informata shtesė janė nė disponim sipas kėrkesės. Pėr mė shumė informata, ju lutemi kontaktoni Shpend Ahmeti (sahmeti@worldbank.org), ose Edon Vrenezi (evrenezi@worldbank.org) nė zyret e Bankės Botėrore nė Kosovė nė telefonat (381-38) 249-459. Pėrfundimet, interpretimet dhe konkludimet e shprehura nė kėtė udhėzim janė plotėsisht tė autorėve. Ato nuk pėrfaqėojnė detyrimisht kėndvėshtrimin e Bankės Botėrore, Drejtorėve tė saj Ekzekutiv, ose vendet qė pėrfaqėsojnė.